• Latest
  • Trending
  • All

“Vdekje dhe ekzil: Spastrimi etnik i myslimanëve në Perandorinë Osmane”

21/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

“Vdekje dhe ekzil: Spastrimi etnik i myslimanëve në Perandorinë Osmane”

21/04/2016
in Histori

Nga Dennis P. Hupchick*

Libri i historianit Justin Mc.Carthy, “Death and Exile: The Ethnic Cleansing of Ottoman Muslims, 1821-1922”. Princeton: Darwin 1996, është botuar në shqip vjeshtën e kaluar

Historia është një çështje narrative perceptimi, korniza themelore e së cilës është historia e civilizimit njerëzor. Historianët janë produkt i civilizimeve përkatëse, e kësodore ngjarjet që ata rrëfejnë janë po aq pasqyrim i realiteteve të civilizimit të tyre, sa edhe e njerëzve, historinë e të cilëve ata tregojnë. Kjo ngre çështjen e objektivitetit historik. Kur kanë të bëjnë me civilizime të vdekura – si p.sh. ai egjiptian ose minoan – interpretimet e ndryshme të dhëna nga historianët, zakonisht nuk shkaktojnë asgjë më shumë se sa thjesht diskutime akademike. Historianët që trajtojnë civilizimin e tyre, janë të kufizuar në interpretimin e tyre nga perceptimet e brendshme të realiteteve etnike, sociale, ekonomike, politike dhe kombëtare, të cilat u imponojnë historianëve standarde të një objektiviteti të pranuar. Kur historianët merren me civilizime të tjera bashkëkohore, kufizime të tilla shpesh kthehen në përgjegjësi, veçanërisht kur këto civilizime të tjera karakterizohen nga një kontakt i gjatë dhe shpesh konkurrues me civilizimin e tyre. Në këtë rast, perceptimi vetjak i historianit në lidhje me realitetin, me shumë gjasa i intensifikuar nga armiqësia kulturore tradicionale (ndaj civilizimit tjetër), mund të sjellë si rezultat keqparaqitje të paqëllimshme të ngjarjeve.

Një shembull i tillë ka qenë perceptimi historik tradicional evropian, në lidhje me civilizimin islam. Me shumë gjasa, asnjë shoqëri myslimane tjetër nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e evropianëve, sesa Perandoria Osmane. Gjatë periudhës së saj më të lavdishme, prej shekullit të katërmbëdhjetë deri në shekullin e shtatëmbëdhjetë, Perandoria Osmane frymëzonte frikë dhe admirim pa dëshirë. Në periudhën e saj të rënies, nga shekulli i shtatëmbëdhjetë deri në fillim të shekullit të njëzet, Perandoria Osmane ishte objekt përbuzjeje dhe urrejtjeje. Shumica e historianëve perëndimorë të shekullit të njëzet e kanë portretizuar epokën e artë të Perandorisë Osmane në terma të nënshtrimit progresiv të të krishterëve të Ballkanit, Anadollit dhe Kaukazit dhe e kanë karakterizuar periudhën e rënies, si një marshim triumfues i vlerave evropiane dhe nacionalizmit midis popullatës së krishterë, që gjendej nën Perandorinë Osmane. E shoqëruar kjo me një përpjekje gjithnjë e më të pafrytshme, shpesh edhe mizore, nga ana e autoriteteve islame të Perandorisë Osmane për të frenuar valën.

Përgjatë tri dekadave të fundit, brenda historiografisë evropiane, ka marrë hov një shkollë revizioniste për sa i përket portretizimit të historisë osmane. Kjo shkollë thekson se shumica e studimeve moderne (rreth Perandorisë Osmane) janë prodhuar nga ish-armiqtë evropianë të saj dhe nga nacionalistët që vijnë prej ish-vartësve të krishterë të Perandorisë Osmane. Ndër të tjerë, Standford Shaw dhe Maria Todorova kanë treguar se pasojat kulturore dhe sociale të sundimit osman për popullatën jomyslimane të perandorisë kanë qenë shumë pak më të rënda nga sa paraqitet në literaturën perëndimore. Çështje delikate si “barbarizmat e kryera nga turqit” vazhdojnë të rrëfehen, ku “tmerret e përjetuara nga bullgarët” (1876) dhe “masakrat e armenëve” (1915) janë dy prej shembujve fatkeqe që paraqiten shpesh në literaturën evropiane.

Haptazi revizionist, McCarthy ofron një rrëfim gjeografikisht të detajuar dhe tejet të dokumentuar, të mizorive të krishtera të kryera kundër popullatave myslimane në Ballkan, Kaukaz dhe Anadoll. Ai e fillon që me luftën greke për pavarësi (1821-1830) dhe vazhdon me luftërat Ruso-Turke të viteve 1828-1829 dhe 1877-1878, përzënia që rusët i kanë bërë myslimanëve të Kaukazit në vitet 1860, luftërat ballkanike (1912-1913), frontin lindor të Anadollit gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1917), përzënia e myslimanëve transkaukazian, që pasoi Luftën e Parë Botërore (1917-1920) dhe e përfundon me luftën nacionaliste turke për pavarësi (1919-1922). Ndërsa McCarthy pranon se statistikat të disponueshme janë shpesh jo të hollësishme, të pasakta dhe të pakategorizuara mirë (metodologjia e përdorur nga autori për t’u marrë me problemet e mprehta statistikore, janë paraqitur në një apendiks të librit), gjithsesi ekspertiza e tij e mirëprovuar në demografinë osmane e lejon autorin që të ofrojë një vlerësim deri diku të përmbajtur, sipas së cilit gjatë periudhës 1821-1922 popullata myslimane e Perandorisë Osmane ka pësuar përafërsisht 10.3 milionë viktima – një shifër kjo e ndarë pothuajse gjysmë për gjysmë ndërmjet vdekjeve dhe emigrimit të detyruar për në Anadoll – nga duart e armiqve të krishterë të perandorisë (kryesisht grekë, rusë, serbë, bullgarë, armenë, kozakë dhe gjeorgjianë). Analizat statistikore të McCarthy-t janë përmbledhur në tridhjetë e dy tabela.

Ndonëse vepra fokusohet në masakrat e kryera ndaj myslimanëve osmanë, gjithsesi McCarthy e trajton kalimthi çështjen tradicionale të krimeve turke, duke ia atribuuar ato instinktit reagues të mbijetesës së osmanëve përballë një kërcënimi fatal të dyanshëm: 1. Politikave gjenocidale dhe ultranacionaliste të Rusisë, shteteve të sapoformuar ballkanase dhe armenëve. Të gjitha këto shtete dhe popuj kishin si synim që të formonin shtet-kombe etnikisht homogjene, të cilat do të përfshinin toka të marra nga Perandoria Osmane. 2. Shtrëngimit mbytës të fuqive të mëdha evropiane, të cilat e bënë Turqinë të paaftë që të përballet në mënyrë të përshtatshme me turmën gjithnjë e në rritje të refugjatëve. në brendësi të territorit të tkurrur të perandorisë.

Libri është i vështirë për t’u lexuar. Ajo çka e vështirëson më tej leximin është shkrimi pedant dhe gabimet e shumta tipografike. Lexuesi mund të ketë kundërshti me interpretimet të caktuara të ngjarjeve që përshkruhen në libër, por të dhënat statistikore duken përgjithësisht të sakta. McCarthy ia del me sukses të sigurojë materiale faktike për të sjellë në një ekuilibër më objektiv historiografinë evropiane rreth periudhës së fundit të Perandorisë Osmane. Njësoj si shumica e ilaçeve, ndonëse të vështira për t’u kapërdirë, potenciali përmirësues dhe ndreqës i tyre duhet të jetë dobiprurës në terma afatgjatë.

*Historian Wilkes University

Nisja e rënies së Perandorisë Osmane erdhi nga Ballkani

Më 2 gusht të vitit 1903, do të nisë të bjerë Perandoria Osmane. Atë ditë do të fillojë kryengritja e udhëhequr nga Organizata Revolucionare e Maqedonisë së Brendshme, kundër Turqisë Osmane, e njohur gjithashtu si Kryengritja e Ilindenit. Kryengritësit arritën të shpallnin edhe republikën e tyre të Krushevës, e cila u shtyp me dhunë nga osmanët brenda pak ditësh.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Perandoria Osmane (1299 – 1923), është shteti paraardhës i Republikës së Turqisë së sotme dhe një nga perandoritë më të mëdha të historisë. Përfshinte 22,9 milion km² në majë të lulëzimit në shekullin XVI, duke mbajtur të pushtuara viset nga Afrika Veriore, Lindja e Afërt, Kaukazi deri në Evropë. Ishte rivali kryesor i shteteve evropiane kundër të cilave ndërmori shumë fushata ushtarake. Brenda perandorisë mbizotëronte rendi ushtarak dhe aristokracia e zgjedhur e padishahut ose sulltanit, sovranit të shtetit. Një ndër sundimtarët më të fuqishëm ishte Sulltan Sylejmani, ndryshe nga turqit quhej Kanuni Sulltan Sylejman.

Shekujt XVI dhe XVII ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt XVIII dhe XIX, luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre. Lëvizjet nacionaliste turke shpallën Republikën e Turqisë në territorin e mbetur, i cili kryesisht banohej nga populli turk.

Tags: edi rama
Previous Post

Kur Karl Marksi shkruante për shqiptarët

Next Post

Historia e hotelit “Vollga”; nga italianët, te vdekja e Sandër Prosit

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Historia e hotelit “Vollga”; nga italianët, te vdekja e Sandër Prosit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.