Maze ndërroi jetë pas një operacioni që zgjati për afro 12 orë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Kristi Maze u bë i njohur falë publikimit të rastit të tij në News 24 ku u mblodhën shumë fonde për ta çuar për kurim në Itali, pasi në Shqipëri ishte e pamundur që të bëhej një ndërhyrje e tillë.
Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT në neglizhencën totale të qeverisë ku deklaroi se rasti i tij nuk ishte urgjent dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të transferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mund ti shpëtojë sëmundjes së rëndë, vonesa prej një viti pati pasoja.
Kristi dhe familja e tij vuajtën shumë. Reago sot për një ndryshim rrënjësor për shëndetin tënd. Ne meritojmë me taksat tona kujdesin për shëndetin dhe jo për tenderat klientelistë”, shkruhet në peticionin që ka nisur online me qëllim dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.














