Pas prezantimit të kryeqytetit serb, si një destinacion turistik i dëshirueshëm, po në të njëjtën ditë do të pasohet nga takime e biznesmenëve dhe agjencive të udhëtimit të Beogradit dhe Tiranës.
Promovimi i kryeqytetit serb dhe potencialit të saj tregtar dhe turistik i paraprin vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Serbi, më 13 tetor në Beograd ku do të diskutoj me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në Forumin e Sigurisë që mbahet në Beograd.
Një ditë më pas, qeveria serbe dhe qeveria shqiptare por edhe biznesmenët e të dy vendeve, do të takohen në Nish për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.























