Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi ndërsa nga Lëvizja BESA Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, i cili është propozuar edhe kryetar i Kuvendit si dhe Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.
Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.
Por nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk heqin dorë nga paraqitjet e tyre për të marrë fjalën, siç ndodhi për gjithë javën që lamë pas, debatit nuk do t’i shihet fundi të paktën për pesë muajt e ardhshëm.






















