Gratë që po rrahën nga burrat nuk po e mbajnë dhimbjen në vete më. Burrat po denoncohen në Polici.
Raportet e Policisë së Kosovës çdo ditë njoftojnë për dhunë ndajë grave nga burrat.
Disa raste janë bërë publike edhe të merkurin nga Raporti i policisë.
“Në Graçanicë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij – viktimën femër K-Serbe. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton lajmi.net.
Në Prizren është arrestuar një mashkull shqiptarë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Edhe në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Një kanosje ndajë një gruaje ka ndodhur në Prishtinë. “Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se në vazhdimësi përmes sms është kanosur nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar ish-bashkëshorti i saj nga i cili është ndarë para tri ditësh. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.























