Ditëve në vijim do të mbajë mot i ngrohtë, të mërkuren kryesisht me diell, e ditën e enjte dhe të premte do të ketë edhe vransira kryesisht të nivelit të lartë.
Në fundjavë, gradualisht nga verilindja e kontinentit pritet të depërtojnë fusha jostabile me masa të ftohta ajrore, që do të sjellin mundësi për riga lokale shiu, të shtunën në mbrëmje, dhe gjatë ditës së diel.
Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e ato maksimale nga 23C deri në 24C, e ditën e diele pritet të pësojnë rënie deri në 15C.
Do të fryejë erë e lehtë juglindore 1-3m/s, ndërsa në fundjavë mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje mbi vlera normale.






















