Mbledhja e nënshkrimeve ka ndodhur edhe dje në Prishtinë. Njëra nga aktivistët, Jeta Berisha ka shkruar në facebook se janë ofruar synimit të tyre për t’i mbledhur 10 mijë nënshkrime.
“Vetëm sot u mblodhën 4572 nënshkrime vetëm në Prishtinë, bashkë me rreth 3000 nënshkrimet e ditës së djeshme jemi afruar synimit për t’i mbledhur 10.000 nënshkrimet e kërkuara”, tha shkruar ajo.
Shoqëria civile përmes këtij peticioni po kërkojnë seancë parlamentare për Astrit Deharin – aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ndër të tjerash, përmes këtij peticioni po kërkohet hetim i pavarur i rastit dhe shkarkim hierarkik i të gjithë personave përgjegjës, pozita e të cilëve lidhet me vdekjen e Deharit.






















