Ishte pikërisht Glauk Konjufca, shef i GP të Vetëvendosjes që hudhi gaz në pjesën e parë të mbledhjes së Kryesisë.
Kryesia është mbledhur për të përcaktuar seancën ku do të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.
Kryesia ndërron sallën, pas gazit lotsjellës
Deputeti Konjufca nuk është parë të hyjë në sallën tjetër, por edhe as ndonjë koleg i tij nga VV, raporton lajmi.net.
Mbledhja e kryesisë ka vazhduar në sallën S1, ku janë duke diskutuar edhe pikën e rëndit të ditës, ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.






















