Vizitat sistematike shëndetësore, janë duke u realizuar nga stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.
“Është shumë më rëndësi, jo vetëm për vet nxënësit, por edhe për prindërit dhe stafin e shkollave, që të mësojnë për problemet eventuale që mund të kenë fëmijët, përkatësisht nxënësit, dhe kjo është mënyra më e mirë për ti eliminuar problemet që mund të shfaqen për arsye të ndryshme”, tha nënkryetari Mazreku, i cili i përgëzoi stafin mjekësor për këtë punë që janë duke bërë, në shërbim dhe mbrojtje të shëndetit të fëmijëve.
Drejtori për Shëndetësi, Hajdin Berisha, tha se “Kjo mënyrë e realizimit të këtyre vizitave, realizohet sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe me këtë, ne kemi një pasqyrë të qartë të gjendjes shëndetësore të fëmijëve, dhe kjo nuk bëhet vetëm për statistika, por për kujdesin institucional të shëndetit të fëmijëve”.
Nga ana tjetër, mjekët e QKMF-së, thanë se realizimi i këtyre vizitave, po shkon shumë dhe në këto dy ditë të para, nuk vërehen patologji të theksuara, apo shqetësuese tek nxënësit.
Në këtë projekt, përfshihen mbi katër mijë nxënës të shkollave fillore në Komunën e Malishevës.






















