Sipas tij, as udhëheqësit e vendeve të tjera e as Obama nuk duhet të shprehin shqetësime rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Filipine. Në fillim të këtij viti në Filipine ka nisur një fushatë e ashpër kundër drogës dhe kontrabandës.

Është vlerësuar se rreth 3.000 njerëz janë vrarë gjatë këtyre operacioneve policore, transmeton lajmi.net.
OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësim rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Filipine, e cila edhe është arsyeja pse Duterte tha se Ban Ki-moon hynë në listën e njerëzve që ai i ka fyer.
“I thashë vetes se ai (Ban) është vetëm një budalla … Unë do të vazhdojë fushatën kundër kriminelëve, unë nuk kam asnjë mëshirë për ta”, tha presidenti i Filipineve.

Duterte (71 vjeçar), jurist me profesion, erdhi në pushtet në fund të qershorit, pas fushatës zgjedhore, gjatë së cilës ai premtoi se do të merrej me dhjetëra mijëra kriminelë në vend.
Presidenti Filipine para zgjedhjeve kishte fyer kreun e Kishës Katolike, që ai e quajti “bir bushtre”, sepse gjatë vizitës së tij shkaktoj bllokim trafiku në Manila.























