• Latest
  • Trending
  • All

Valë e re emigrimi nga Shqipëria?

28/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Valë e re emigrimi nga Shqipëria?

28/09/2019
in Aktualitet

Të rinj që duan të largohen, të kualifikuar që kërkojnë punë jashtë, prindër që mbesin të vetmuar në pleqëri. Emigrimi po e godet fort Shqipërinë. Ekspertët kërkojnë strategji të posaçme për përballimin e fenomenit.

Shprehja “guri i rëndë në vendin e vet” duket se nuk po vlen më për shqiptarët. Me sytë përtej kufirit, themelet e së ardhmes ata kërkojnë medoemos t’i hedhin larg Shqipërisë. Një valë të re emigrimi paralajmërojnë të dhënat e Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO), teksa raportojnë se rreth 12.000 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, vetëm për periudhën janar-korrik 2019. Veç tyre, 2000 shqiptarë të tjerë kanë tentuar rishtazi për ta fituar këtë status.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Përse emigrojnë shqiptarët?

Një situatë e tillë i ka nxitur sociologët, psikologët dhe ekpertët e ekonomisë të hulumtojnë mbi arsyet e këtij largimi masiv. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi bën përgjegjës standartin e ulët të jetesës, nivelin e lartë të papunësisë, si dhe nivelin e ulët të pagave, sipas tij më e ulta në rajon. Duke iu referuar Institutit te Statistikave ai shton se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2019, ishte 51.531 lekë. “Ky largim tregon pasigurinë e tyre për të ardhmen”, vlerëson psikologia Arjana Muçaj, e specializuar në psikologjinë sociale. “Kjo është edhe pasqyrë se si funksionon demokracia në vendin tonë, pasi respektimi i të drejtave të njeriut pothuajse nuk ekziston ose nuk  vlerësohet sa duhet”.

Për sociologun Gëzim Tushi arsye të forta për t’u larguar nga Shqipëria janë edhe synimet për karrierë dhe shkollim. “Disa janë pesimistë me situatën politike, konfliktet e vazhdueshme dhe natyrisht me mungesën e sistemit meritokratik”- shton Tushi.

Rinia në largim

Një jetë larg Shqipërisë duket të jetë ëndrra edhe e shumë të rinjve shqiptarë. Në një sondazh të kryer nga Fondacioni “Friederich Ebert”  (2018/2019) 40% e të pyeturve kanë shprehur dëshirën të ikin nga Shqipëria. Destinacioni më i preferuar është Gjermania. Specialistët pajtohen me mendimin se largimi i të rinjve nga Shqipëria vjen si rrjedhojë e arsimit jocilësor dhe papunësisë. Referuar të dhënave të INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë shënoi 22,2 % në tremujorin e parë të 2019.

“Për të demotivuar largimin e të rinjve është e udhës të rregullojmë përputhjen e kurrikulave dhe diplomave universitare me tregun e punës”- thotë për Dë, sociologu Gëzim Tushi.”Mbi të gjitha duhet të rregullohet sistemi i vlerave dhe meritës, të goditen preferencat nepotike, partiake në trajtimin e të rinjve”.

Edhe pse largimi i të rinjve nuk është një fenomen vetëm shqiptar, psikologia Muçaj nënvijëzon se “ka një ndryshim  të madh pasi të rinjtë e huaj kthehen në vendet e tyre për të sjellë eksperiencën e fituar, ndërsa të rinjtë shqiptarë as që  e mendojnë këtë si mundësi.” Këtë largim Preçi e quan një humbje të investimit që vetë shteti shqiptar ka bërë, e që do të ndihet edhe më shumë në të ardhmen. “Së bashku me ta edhe shuma të konsiderueshme prej disa qindra miliona Eurosh janë larguar nga vendi dhe vetëm nje perqindje e vogel e këtij investimi është rikthyer apo pritet të rikthehet në vendin tonë”, thotë Preçi.

Cilat janë pasojat sociale dhe ekonomike?

Ekspertët pranojnë se situata është serioze. Shqipëria po plaket me ritme të shpejta. Nga vendi me popullsinë më të re në Europë, mosha mesatare e Shqipërisë është rritur nga 27 vjeç në 35.4 vjeç. “Pasojat janë të dukshme”, shprehet sociologu Gëzim Tushi. “Pakësimi i lindjeve, ulja e numrit të fëmijëve për grua nga 2.7 në më pak se 1.6 dhe zgjerimi i kërkesave për pensione e mbrojtje sociale ka krijuar problemet e veta në shërbimin shendetësor apo kujdesin social.” – shton Tushi.

Sipas Institutit të Statistikave numri i lindjeve në tremujorin e dytë 2019 shënoi një rënie prej 5,7 % krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri më i lartë i lindjeve ishte në qarkun e Tiranës me 2.157 foshnje, ndërsa numri më i ulët u regjistrua në qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje foshnje.

Albanien Tirana | Sommereindrücke des Stadtzentrum (DW/L. Arapi)

Pasojat e emigracionit dhe ndryshimet demografike ndjehen edhe në ekonominë e vendit. Preçi thotë se rritja e numrit të qytetarëve në moshën e pensionit dhe largimi i fuqisë punëtore përkeqëson statusin social dhe ekonomik të vendit. “Sidomos largimi i punonjesve te kualifikuar, te cilët janë edhe kontribues të ndjeshëm në skemën e sigurimeve shoqërore për shkak të pagave të tyre më të larta e vështirëson më tej edhe funksionimin e vetë skemës së sigurimeve shoqërore” – shton eksperti i ekonomisë.

Me largimin e të rinjve jashtë vendit, ka një shtim të numrit të personave të moshuar që jetojnë vetëm. Sipas psikologës Arjana Muçaj ndikimi psikologjik tek prindërit është shumë i madh, sepse lidhet me mirëqënien e tyre emocionale. “Ata kanë nevojë për mbështetje si emocionale dhe financiare”, thotë Muçaj. Po sipas psikologes largimi masiv ka ndikim negativ edhe tek njerëzit që vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri pasi “ata ndihen të paplotësuar në vendin e tyre, të pavlerësuar dhe aq më tepër të nëpërkëmbur nga klasa jonë politike”- shton Muçaj.

Në kërkim të zgjidhjes

Për ekspertët emigrimi masiv i popullsisë shqiptare do të lërë pas një shoqëri me shumë mungesa. Ata kërkojnë që klasa politike të ndërhyjë sa më parë për të ndaluar këtë fenomen, i cili po i merr vendit personat e kualifikuar.

“Duhet bërë një vlerësim i tregut të punës mbi kërkesën e nevojave që ka tregu për profesionet përkatëse. Kur themi cilësi kjo duhet të shoqërohet me edukimin dhe arsimimin e të rinjve dhe krijimin e mundësisë për punësim, kjo edhe nëpërmjet politikave të shkëmbimit me vendet e rajonit por edhe të BE”- thotë për DW psikologia Muçaj.

Socilologu Gëzim Tushi thekson se duhen strategji për të vlerësuar gjendjen reale social-ekonomike në vend, e më pas të ndërtohen politika për të ndalur këtë proces.”Duhet të jenë ekpertët e fushave të ndryshme dhe jo politikanët që duhet të thonë fjalën e tyre se, çfarë duhet bërë, ku duhet të përqëndrohemi për të penguar procesin mekanik e metafizik të plakjes së popullsisë dhe “emigracionit të vonuar”, shprehet Tushi.

Gezim Tushi, Eksperte, Migration,Albanien, (DW/R. Elezi)


Për ekspertin Zef Preçi përmirësimi i klimës së biznesit në vend shoqëruar me politikat që nxisin rritjen e produktivitetit të punës dhe të pagave, janë ndër rrugët kryesore për frenimin e emigracionit ekonomik. “Po kaq i rëndësishëm mendoj është përshpejtimi i rritjes ekonomike të vendit me synim një rritje vjetore mbi 6%. Qëllimi është absorbimi I fuqisë së lirë punëtore”, shton Preçi. Po deri sa të ndërtohen strategjitë që ekspertët propozojnë a është Shqipëria gati për të përballuar një valë të re emigrimi? DW

Post Views: 64
Previous Post

UNAZA E NDARJES SË PËRJETSHME

Next Post

Ja kur do të luhet ndeshja Kosovë – Shqipëri

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ja kur do të luhet ndeshja Kosovë – Shqipëri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.