“Ftesa e z.Mustafa është dëshmia e dështimit të tij të radhës ose më mirë me thënë se z.Mustafa me këtë ftesë e ka pranuar se ky demarkacion është bërë keq nga komisioni qeveritar dhe se paska nevojë të rishikohet”.
“Krijimi i një komisioni tjetër nuk i takon kësaj qeveria pasi që pikërisht kjo në krye me z.Mustafa e kanë humbur legjitimitetin dhe nuk e gëzojnë më atë të drejtë. Ne kemi kërkuar që kjo marrëveshje të kthehet në pikën zero dhe të rishikohet, por JO me këtë qeveri, JO me njerëz të cilët e kanë dëshmuar tash më që nuk janë në gjendje të mbrojnë interesat nacionale”, është shprehur ajo për lajmi.net.
Bajrami ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe se qeveria e re e ka obligim të merret më këtë çështje.
“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme sa më parë dhe ata të cilët do të zgjedhën do të kenë obligim që ta rishikojnë këtë marrëveshje nga fillimi. Pra, kjo më nuk i takon z.Mustafa por do t’i takon qeverise se re e cila do te vi si rezultat i zgjedhjeve te parakohshme”, ka deklaruar Bajrami për lajmi.net.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se nëse është nevoja do të formojnë një komision për të bërë mbajtën nëse Kosova ka humbur territor, ku ka ftuar edhe opozitën të jenë pjesë e tij.
Kundër këtij propozimi ka dalë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila e ka vlerësuar si mashtrim të radhës.























