Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka urdhëruar një izolim të tretë të gjithë vendit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, në atë që mendohet të jetë vala e tretë e pandemisë.
Me një numër viktimash që po shkon drejt 100 mijë, presidenti Macron është detyruar të heqë dorë nga plani i tij paraprak për të mbajtur vendin e tij të hapur me qëllim që të mbrojë ekonominë.
“Do të humbim kontrollin e gjithçkaje nëse nuk reagojmë tani”, u shpreh Macron në deklaratën drejtuar kombit francez.



















