• Latest
  • Trending
  • All

Vaksina e tuberkulozit po testohet për Covid 19, prova nis në Evropë dhe Australi

04/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Vaksina e tuberkulozit po testohet për Covid 19, prova nis në Evropë dhe Australi

04/04/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Lajme

Në betejën me koronavirusin, shkencëtarët besojnë se një vaksinë e vjetër ofron shpresa të reja. Në Evropë dhe Australi po vihet në provë vaksina kundërtuberkulozit për punonjësit e shëndetësisë që gjenden në vijën e frontit në luftën me COVID-19.

Koronavirusi ka vënë përballë një sprove të paparë popullata dhe qeveri në të katër anët e globit. Në vatra të rënda të infeksionit si Spanja, sistemi shëndetësor është në rrezik kolapsi.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Në këtë periudhë krize, shkencëtarët po rendin kundër kohës për të zbuluar kura dhe përfundimisht një vaksinë që e parandalon infeksionin. Ka shpresa se vaksina BCG që përdoret kundër tuberkulozit mund të ndihmojë në përgjigje të situates. Kjo vaksinë u zbulua afro 100 vjet më parë. Ashtu si koronavirusi, edhe tuberkulozi sulmon mushkëritë dhe përhapet kur personi i infektuar e përcjell nga kollitja apo teshtima. Vaksina e zbuluar në 1921, filloi të përdorej në masë pas Luftës II Botërore.

Tani vaksina BCG ofron shpresa për të mbrojtur punonjësit e shëndetësisë që janë më të rrezikuarit. Në Australi do të vaksinohen 4000 punonjës, të gjithë të shëndetshëm.

“Jemi entuziastë për aplikimin e kësaj vaksine bazuar në efektet e saj anësore: kjo vaksinë jo vetëm kryen funksionin kryesor, por besojmë se është në gjendje të rrisë edhe imunitetin. Në fakt kjo vaksinë e stërvit atë pjesë të sistemit imunitar që shërben si vija e frontit në mbrojtjen e organizimit kundër një numër infeksionesh. Në këtë rast vaksina do të shërbejë për të rritur rezistencën ndaj sëmundjeve, përfshirë infeksione nga viruset,” thotë Dr. Nigel Curtis.

Nëse mjekët e vërtetojnë efikasitetin e vaksinës kundër koronavirusit, ajo mund të shërbejë për të vaksinuar të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore të cilët janë grupi më i rrezikuar.

“Nëse vaksina funksionon, nëse rezulton se i ul infeksionet në masën 25-30%, ajo mund të shndërrohet në një armë shumë të rëndësishme në fazën e parë të reagimit ndaj një epidemie pasi ul barrën e infektimeve në popullatë”.

Vaksina BCG mbetet një armë e rëndësishme kundër tuberkulozit, sidomos në vende të varfra. Cdo vit tuberkulozi prek 10 milionë vetë, nga të cilët 1.5 milionë vdesin nga sëmundja. Mjekët paralajmërojnë popullatën të mos e përdorin vaksinën pa dalë rezultatet e provave.

“Duhet të kuptojmë se kjo vaksinë nuk është provuar kundër koronavirusit, prandaj nuk ka arsye që njerëzit të vaksinohen tani. Duhet të presim rezultatet përfundimtare të provave që po zhvillohen dhe pastaj do të merret vendimi,” thotë Dr. Netea.

Dr.Curtis shqetësohet se mund të mos ketë rezerva të mjaftueshme të vaksinës BCG dhe nëse njerëzit fillojnë ta përdorin në masë kundër koronavirusit. Në këtë rast do të mbetej pa vaksinuar popullata që duhet mbrojtur nga tuberkulozi.

“Shumë lehtë mund të përballemi me mungesa të vaksinës BCG nëse nuk përdoret si duhet. Kjo mbetet një vaksinë shumë e rëndësishme kundër tuberkulozit,por përdoret gjithashtu edhe për efektet pozitive që ka kundër kancerit të fshikëzës së urinës, prandaj nuk duhet të përdoret para se të kuptojmë si reagon kundër koronavirusit”.

Në shumë vende, vaksina kundër tuberkulozit bëhej në masë te moshat shkollore. Komuniteti mjekësor nuk mund të thotë me siguri nëse vaksina e bërë në fëmijëri vazhdon të ketë efekt për mbrojtjen e individit vite apo dekada më pas.

“Ka prova që sinjalizojnë se mund të ofrojë mbrojtje afat-gjatë, por nuk e dimë me siguri. Ajo që dimë është se edhe për ata që janë vaksinuar në fëmijëri, një vaksinë tjetër e fuqizon sistemin imunitar të individit,” thotë Dr. Curtis. Dr. Curtis thotë se Australia ka një numër relativisht të vogël rastesh dhe vaksina mund të shërbejë si masë parandaluese.

Ndërkohë epidemia ka avancuar shumë në Evropë, prandaj vaksina nuk mund të përdoret si masë mbrojtëse. Dr. Netea thotë se nëse rezultatet dalin pozitive, ato do të shërbejnë për situata të tjera epidemish në të ardhmen.

Në Holandë vaksina po përdoret tek 600 punonjës të personelit spitalor. Prova të tjera do të zhvillohen në Greqi, Gjermani, Danimarkë dhe Britani.

Previous Post

Në Nju Jork, 630 njerëz vdiqën nga coronavirusi brenda një dite – numri më i madh deri më tani

Next Post

Kakavijë, 30 shqiptarë në tokë neutrale, kërkojnë të hyjnë në atdhe, mes tyre gra e fëmijë

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Kakavijë, 30 shqiptarë në tokë neutrale, kërkojnë të hyjnë në atdhe, mes tyre gra e fëmijë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.