• Latest
  • Trending
  • All

Vajza e shpëtuar hebreje rikthehet pas shtatë dekadash në Shkodër: Nuk do të vdisja pa i takuar

22/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vajza e shpëtuar hebreje rikthehet pas shtatë dekadash në Shkodër: Nuk do të vdisja pa i takuar

22/04/2017
in Aktualitet

Sonja Adishe ishte vetëm dy vjeç kur familja e saj e kërcënuar nga nazistët gjeti strehë në shtëpinë e Agostin Çiftjes në Shkodër. 74 vjet më pas, ajo rikthehet në Shqipëri për të takuar familjarët Çiftja që i quan “vëllezër”.

Në fillim të verës së vitit 1943, Shalom Adishe e kishte ndarë mendjen: braktisi Prishtinën  e pushtuar nga nazistët dhe u nis drejt Shqipërisë. Bashku me gruan, Ninën dhe vajzën 2-vjeçare  Sonja, ai kaloi kufirin si klandestin dhe mesnatën e një mbrëmjeje qershori zbarkoi në rrugicën “Dogajtë e reja” të Shkodrës-ku ndodhej lokali i Agostin Çiftjes.

Çiftja, një burrë i gjatë me veshje të fisme po mbyllte lokalin kur i pa të ardhurit në rrugë dhe i pyeti shqip: Prej kah jeni?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Shalom Adishe (Adiže) nuk dinte të përgjigjej. Agostini i foli sërish në gjuhën italiane.

Pas një hezitimi, Shalom u përgjigj: Nuk jemi italianë, jemi hebrenj dhe kërkojmë një strehë ku të fusim kokën!

Shtatëdhjetë e katër vjet pas këtij takimi dramatik, Sonja Adishe ka udhëtuar bashkë me fëmijët dhe nipërit nga Izraeli në Shqipëri për të takuar familjen Çiftja që i shpëtoi.

Dy familjet i takuam rastësisht gjatë një dreke te “Mrizi i Zanave” në Lezhë.  Në krah të Sonjës është ulur Gjon Çiftja-i biri 84 vjeçar i Agostinit, i cili ka punuar si profesor i matematikës në Universitetin e Shkodrës. Ai ka ardhur në këtë takim me familjarët, të motrën Xhovana dhe bashkëshortin e saj.

Ndryshe nga Sonja që kujtimet i ka të treguara nga babai, Gjon Çiftja e mban mend kohën kur familja Adishe u strehua në shtëpinë e tyre.

“Kjo është streha eme. Ju do të flini në dhomën time të gjumit, ndërsa unë dhe gruaja e fëmijtë e mi do të rregullohemi në pjesën tjetër të shtëpisë”, kujton ai t’u ketë thënë babai bashkëshortëve Shalom dhe Nina.

Shtëpia e tyre përbëhej nga dy dhoma dhe një kuzhinë. Jashtë mureve, era e ngrohtë e qershorit përcillte jehonën e këmbanave të kishave  dhe zërin e dalë nga minaret e xhamive.

“Kjo është Shkodra. Ju do të rrini këtu sa të doni dhe do të ndajmë gjithçka bashkë, në të mirë dhe në të keq”, do t’u thoshte Agostini, ndërsa Gjoni asokohe vetëm 11 vjeç pohon se ishte dëshmitar i këtij çasti.

Sonja Adishe thotë se ka shumë respekt për Shqipërinë dhe se takimi me Xhovanën-motrën e Gjonit i ishte dukur sikur kishte takuar nënën e saj.

“U frikësova  nga vdekja andaj erdha,” thotë e moshuara nga Izraeli.

“Tani e di që do të rroj, sepse takova njerëzit e mi,” shton ajo ndërsa përlotet.

Emrat e familjarëve Çiftja gjenden mes shumë familjeve të tjera shqiptare në Yad Vashem, të njohur si “Të drejtë mes kombeve” nga Izraeli për kontributin e tyre në shpëtimin e familjeve hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sonja Adishe dhe familjarët e saj nga Izraeli duke parë fotografitë. Foto:Arben Velo

Në Mrizin e Zanave, familjet shohin fotografi dhe rikujtojnë atë mbrëmje qershori që i bëri miq. Pas kapitullimit të Italisë, komanda gjermane u vendos në të njëjtën rrugicë me shtëpinë e Agostin Çiftjes në Shkodër.

“Përballë shtëpisë së Agostinit dhe Jozefinës, ndodhej një ndërtesë 20 metra e gjatë dhe me 12 dhoma”, kujtojnë familjarët.

Rreziku ishte fare afër dhe Shalomit iu desh të largohej sërish.

“Në rrugicë jetonin vetëm katër familje shqiptare. Gjermanët kishin dhënë urdhër që dyert e portave të shtëpisë të qëndronin të hapura. Kjo ishte tepër shqetësuese dhe e rrezikshme. Nga momenti në moment, gjermanët mund të futeshin në shtëpi dhe t’i gjenin miqtë aty”, kujtojnë Gjon Çiftja.

Vendimi që ata morën nuk ishte i lehtë. Dy të rriturit duhej të largoheshin në zona rurale, ndërsa Sonja do të mbetej në shtëpinë e shkodranëve.

Deri në përfundim të luftës, burrë e grua qëndruan në Thumanë. Agostini u dërgonte ushqime dhe veshmbathje, ndërsa vajza rritej me fëmijët e tij, si pjesë e familjes. Kur gjysma e Shqipërisë u çlirua, Shalom Adishe dhe Nina vendosën të largoheshin nga Shqipëria.

Në pasaportën e falsifikuar shqiptare, emri i Shalomit u tjetërsua në Shaban, Nina mbajti emrin që kishte dhe po ashtu edhe Sonja. Vajza e vogël, e rritur në Shkodër u dërguar drejt prindërve në Thumanë  dhe që andej, ata udhëtuan drejt kufirit me Maqedoninë për të mbërritur më pas në Izrael.

Para se të ndaheshin, Agostini dhe Shalom shkëmbyen edhe pak fjalë- siç kujton djali i tij Gjoni. “Merreni këtë kuti duhani”, do t’i thoshte në kohën e ndarjes Agostini-Shalomit.

“Unë nuk e pi duhanin, ti e di”, u përgjigj Shalomi.

“Merre dhe mbaje si kujtim, por hape të shikosh çfarë duhani ke brenda”, ia ktheu Agostini.

Brenda kutisë ishin mbledhur bizhuteritë që familja Adishe kishte lënë në shtëpinë e familjes Çiftja.  Ishte gjithçka që u kishte mbetur dhe kishin menduar t’ia linin Agostinit për ndihmën, por ai ua ktheu pas.

Takimi i dy familjeve në shtëpinë e Gjon Çiftjes në Shkodër.

Gati 73 vjet më pas, Sonja u rikthye në vendin ku kishte qenë foshnje për t’u treguar tre djemve të saj, Charli Shalom, Jakobin dhe Uri historinë e familjes së saj.

Për të arritur në këtë takim, ka patur mjaft rrethana rastësore dhe surpriza.  Sonja tregon se  është rilidhur me familjen shkodrane rreth viteve 1990. Nëna e saj Nina, kishte takuar në Izrael në një veprimtari kushtuar shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët  Refik Veselin, ndër të parët që u nderuan për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Pasi ai tregoi historinë e tij në atë takim, nëna i tha se një histori  të ngjashme kishte edhe ajo me një familje nga Shkodra. I rrëfeu ngjarjen. Shkruajti një letër dhe ia dorëzoi atij, duke i dhënë adresën e shtëpisë ku ishte strehuar. Sidomos rrugicën “Dogajtë e reja,” kujton Sonja.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Refik Veseli takoi Gjonin. Mes tij dhe Ninës filloi letërkëmbimi. “Janë 40 letra që nëna ime dhe vëllai i kanë shkruar njëri tjetrit,” pohon ajo.

Gjon Çiftja tregon se kur Refiku i ka sjellë letrën e Ninës ishte emocionuar shumë.

“I shkrova shpejt e shpejt pas dhjetë ditësh,” tregon ai.

Në vitin 1992, familja Çiftja u nderua në Izrael për shpëtimin e familjes Adishe.

“Jam krenar për këtë, por më krenar jam që takova motrën time. Është emocionuese. Nuk di ta përshkruaj”, thotë për BIRN Gjoni.

Letërkëmbimi mes tij dhe Ninës vijoi edhe më tej, ndërsa rastësitë i lidhën edhe më fort dy familjet. Djali i Gjonit, që vazhdonte studimet në Hjuston të SHBA-së kishte takuar atje gruan e djalit të Sonjës, Jakobit. Bashkëshortja e Jakobit i kishte thënë se familjen e burrit të saj e kishte shpëtuar nga gjermanët në luftë, një familje me këtë mbiemër dhe ishin njohur bashkarisht.

“Edhe në Amerikën e largët, rrënjët tona u takuan”, thotë Gjon Çiftja.

Ndërsa dëgjon historinë, Sonja Adishe përsërit se është e emocionuar që takoi “vëllanë dhe motrën” e saj nga Shqipëria.

“Nuk do të vdisja pa i takuar,” përfundon ajo./reporter.al

Tags: edi rama
Previous Post

Fshihte marijuanën me deodorant, pranga shqiptarit në Itali

Next Post

Mal Berisha nderohet si: “Kalorës i Urdhërit të Skendërbeut”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mal Berisha nderohet si: "Kalorës i Urdhërit të Skendërbeut"

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.