Shefja e narko-kartelit meksikan, Maria Gualdalupe Lopez Esquivel, 21-vjçe, e njohur si La Catrina, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e rendit.
Konflikti lindi mes policisë meksikane, ushtrisë dhe të ashtuquajtur karteli i “Gjeneratës së Re Halsiko”,
Në këtë konfrontim janë vrarë edhe shtatë anëtarë tjerë të kartelit që sulmuan forcat e sigurisë, ushtrinë, gardën nacionale e policinë në Michoakan, ku me t’u dërguar në spital ajo është shpallur e vdekur.
Si pasojë e plagëve të marra ajo humbi shumë gjatë, ndërsa fatal për të ishte plumbi që e goditi në qafë.
Ndryshe ajo është quajtur edhe “Zonja e vdekjes” dhe ka qenë e bija e një bujku dhe një amviseje. Është rritur në Tepalkatepek, e sipas familjarëve, ajo ishte një fëmijë i urtë që notat i kishte të mira në shkollë.
Megjithatë gjithçka ndryshoi, kur vendosi t’i bashkohet bashkëmoshatarëve që bëheshin anëtar të kartelit famëkeq që ndjell frikë dhe vdekje.



















