Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një person, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
I arrestuari është shtetasi Krenar Ceria, 37 vjeç, banues në lagjen “Xh.Nepravishta”, Lushnje.
Sipas policisë, ky person në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e nënës së tij, M.Ceria, banuese në lagjen “Xh.Nepravishta”, ku ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, si dhe ka shkatërruar të gjitha orenditë shtëpiake.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkatërrimi i pronës”.















