FIER- Situata në Ferras të Fierit vijon të jetë kritike si pasojë nga reshjet e shumta. Shumë shtëpi janë përmbytur si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave.
Ndërkohë në gatishmëri janë vënë Forcat e Ushtrisë dhe pritet që të evakuohen disa familje në Ferras. Prurjet janë të konsiderueshme, por mendohet që pas mesdite niveli i ujit të bjerë.
Nga ana tjetër banorët shprehen se kjo nuk është hera e parë që përmbyten.



















