Këtë fakt e konfirmon edhe vetë kreu i digasterit të Mbrojtjes, ministrja Mimi Kodheli, e cila nëpërmjet një statusi në profilin e saj në facebook mundohet të qetësojë “kuriozët e trembur”, por edhe të ndriçojë opinionin publik rreth asaj çka po bëjnë Forcat e Armatosura.
“Fatmirësisht gjendja është drejt përmirësimit, megjithatë Forcat e Armatosura të Shqipërisë mbeten në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet”,- shkruan në një postim në Facebook ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

























