Militantët vranë një numër të të burgosurve, pjesa më e madhe e tyre ish-pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë irakiane, që janë marrë nga fshatrat, por grupi u detyrua që t’i lërë në kohën kur trupat avancuan, thanë zyrtarët në rjaon, njofton Reuters.
Ekzekutimet janë kryer “për të terrorizuar të tjerët, ata që janë në Mosul veçanërisht”, dhe natyrisht që të “heqin qafe” të burgosurit, tha Abdul Rahman al-Ëaggaa, një pjesëtar i këshillit provincial Nineveh.






















