Ushtria amerikane po planifikon “zbarkimin” më të madh të trupave në Evropë në 25 vitet e fundit, me 20,000 trupa të paracaktuar për të marrë pjesë në një stërvitje masive në një kohë të marrëdhënieve gjithnjë e më të ashpra me Rusinë
Gjenerali Christopher Cavoli, komandant i forcave tokësore amerikane në Evropë, tha se 20,000 trupa do të vendosen vitin e ardhshëm në Evropë, ku ata do të bashkohen me rreth 9,000 ushtarë të tjerë amerikanë të vendosur tashmë atje, shkruan AFP
Rreth 37,000 trupa do të marrin pjesë në stërvitje në 10 vendet evropiane nga maji deri në qershor, u ka thënë ai gazetarëve në Pentagon.
Po sipas shkrimit të AP, forcat me bazë në SHBA do të fillojnë të lëvizin në muajin shkurt, duke lëvizur 13,000 pajisje, duke përfshirë tanke, artileri dhe automjete transporti.
Kjo do të jetë një sfidë logjistike pasi hekurudhat në vendet e mëparshme sovjetike janë me përmasa të ndryshme se vendet e Evropës Perëndimore dhe urat e tyre nuk janë ndërtuar për të mbajtur pesha, si për shembull ajo e një tanku Abrams me 70 ton.
Ushtrimi Defender-Europe 20, siç është quajtur, shënon një pikë kthese strategjike pas viteve të ndërprerjeve ushtarake amerikane në Evropën pas Luftës së Ftohtë.
Ndërsa Cavoli nuk e veçoi Rusinë si fokus, ai tha se aneksimi i saj i Krimesë në vitin 2014 ndryshoi gjithçka.
Qëllimi është të “demonstrojmë aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur shpejt një forcë të madhe për të mbështetur NATO-n dhe t’i përgjigjet çdo krize”, citohet të ketë thënë tutje ai, shkruan AFP.



















