Në websitin e medias zvicerane “Mattinaonline”, është publikuar fotografia e një grupi ushtarësh zviceranë, të cilët imitojnë me duar shqiponjën, simbolin e Shqipërisë.
Janë të gjithë ushtarë zviceranë, por me origjinë kosovare e zotërues të dy pasaportave. Në profilet e rrjeteve zyrtare të medias zvicerane disa nga komentuesit janë shprehur kundër kësaj fotografie. Disa prej tyre nuk e shohin korrekt faktin që ushtarë me uniformë zvicerane bëjnë me gjeste simbolin e një kombi tjetër. Të tjerë komentues lavdërojnë këtë grup ushtarësh që edhe pse me dy nënshtetësi kanë pranuar të punojnë me ushtrinë zvicerane, punë që shumë të rinj të këtij vendi nuk pranojnë ta kryejnë. Megjithatë ka dhe komentues të tjerë që pyesin; “Në rast konfikti lufte nga kush anë do të rreshtohen këta ushtarë?
Nuk është hera e parë që ushtarët zviceranë, por dhe me kombësi kosovare janë përshirë në polemika të tilla.
















