Koha e shpenzuar duke udhëtuar për në punë, për punëtorët që nuk kanë një zyrë fikse, duhet të konsiderohet kohë pune, ka vendosur Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Kjo do të thotë se firmat, përfshirë dhe ato që kanë të punësuar si montues gazi, do t’i përshtaten rregullores së re të BE-së.
Punëdhënësve do t’u duhet të organizojnë orarin e punës për punëtorët, në bazë të distancës së punës nga shtëpia. Avokati Chris Tutton, për këtë tha në BBC: “Mijëra punëtorë mund të shkelin tani rregullat e kohës së punës në Mbretërinë e Bashkuar”.
Ndërsa, Gjykata thotë se vendimi i saj është marrë në lidhje me mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e punëtorëve, siç përcaktohet në direktivën e punës së Bashkimit Evropian.
Direktiva është e projektuar në mënyrë për të mbrojtur punëtorët nga shfrytëzimi i punëdhënësve.
Një nga qëllimet e direktivës është të sigurojë që asnjë punonjës në BE të jetë i detyruar të punojë më shumë se 48 orë në javë.
















