• Latest
  • Trending
  • All

Urat e miqësisë së emigrantëve, një shembull reflektimi edhe për qeveritë

08/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Urat e miqësisë së emigrantëve, një shembull reflektimi edhe për qeveritë

08/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Kastriot ALIAJ

Aspiratat shekullore të popujve, ndryshe nga strategjitë e perandorive dhe më vonë të shteteve respektive, kanë qenë dhe mbeten bashkëjetesa në liri e fqinjësi të mirë. Epoka e ndryshimeve demokratike që po përjetojmë, ju dha fund politikave armiqësore si dhe ato me dy standarte, të krizave e ksenofobisë, duke krijuar kështu kushte për emigrim dhe për të kërkuar e ndërtuar një jetë më të mirë. Atë që nuk kanë mundur ta ndiesojnë e realizojnë qeveritë, e kanë bërë me thjeshtësi e vitalitet vetë popujt, për t’u thënë atyre se koha e ndryshimeve kërkon strategji e praktika të reja zhvillimi me dobi në rajon e më gjerë. Por pjesë e këtyre strategjive dhe bashkëpunimit, duhet të bëhen edhe ajo pjesë e madhe e emigrantëve të harruar kudo që janë, të cilët përbëjnë gati 1 të 3-tën e popullsisë sonë. Një shembull sinjifikativ janë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Italinë fqinje, të cilët sot përbëjnë komunitetin më të madh të vlerave kombëtare. Vite më parë, ky fenomen konsiderohej një aventurë me përmasa të frikshme, që ndërmerrej drejt një realiteti të ri, ku pas tij fshihej e panjohura, ankthi, shpresa, por dhe sfida e së ardhmes. Duke hedhur pas vështrimin në vite, nuk mund të mos sjellim në vëmendje ato pamje rrënqethëse, që duhej vetëm të ikje nga sytë këmbët, drejt një bote “ndryshe”, që për vite me radhë ishte e paprekshme dhe e mohuar për shqiptarët. Eksodet e viteve ‘90-‘92, ishin një nga përballimet më të mëdha dhe eksperiencat e lëvizjeve masive, që mbartnin në vetvete sensin politik, ekonomik, social e kulturor.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kjo dyndje e madhe njerëzish, me motivacione nga më të ndryshmet, promovoi një eksod pa limit në historinë e re të Shqipërisë post-komuniste, e cila nuk kishte njohur kurrë një aventurë të këtyre përmasave. Me gjithë peripecitë dhe vështirësitë e hasura gjatë integrimit të tyre, ky komunitet sot mbas më shumë se dy dekadash, ka gjetur një emërues mbështetës shumë pozitiv për të qenë pjesë e shoqërisë italiane dhe asaj të standarteve ndërkombëtare. Megjithëse po përjetojnë darën e fortë të krizës ekonomike, ata në kushtet e lirive dhe të konkurencës së lirë, kanë mundur t’ia dalin mbanë, pavarësisht se sa e rëndë dhe e thellë është ajo. Kështu, nëpërmjet punës së ndershme, po shprehin dhuntitë e tyre, duke treguar se ç’mund të bëjnë për ta kthyer situatën në favor të kapërcimit të vështirësive. Ky komunitet që ndodhet sot aktualisht në Itali, është pjesë e 5.3 milionë emigrantëve që sipas të dhënave të fundit, shqiptarët përbëjnë gati 1/10-tën e kësaj shume totale nga të gjithë vendet e tjera. Por ajo çka bie në sy dhe që përbën begraundin më pozitiv në mjediset ku jetojnë e punojnë, është se ata po largohen gjithnjë e me shumë nga ato segmente të shoqërisë si mbartëse e drogës, krimit e prostitucionit. Tani ata janë bërë pjesë e jetës kolektive, të bazuar në dinjitet, personalitet e solidaritet, me të drejtat e një shoqërie moderne demokratike në zhvillim. Ky komunitet, që përbën një degë të madhe të kombit tonë plot vitalitet, për të cilët duhet të krenohemi, i gjen sot në shumë sektorë të ndryshëm të jetës si artistë, sportistë, mjekë, juristë, shkrimtarë, gazetarë e punëtorë të ndryshëm. Me performancën e tyre kanë krijuar e portretizuar figura të spikatura, që sot nuk njihen vetëm nga publiku shqiptar por edhe nga ai italian e më gjerë. Të prirur për të bërë gjithçka mirë, me nivel e standarte, ata janë të shumtë dhe midis tyre veçojmë z. Paci, Cana, Pirgu, Vulashi, Tare, Kadiu, Xhanari, Beqiri etj.

Këta njerëz të thjeshtë kanë krijuar një burim të madh vlerash kombëtare, në dobi jo vetëm të Shqipërisë por edhe të vendit ku jetojnë e punojnë, Italisë. Jeta dhe vitaliteti i tyre ka gjetur pasqyrim edhe në mediat italiane dhe të disa botimeve si Shqiptari i Italisë, Bota Shqiptare e ndonjë tjetër, që për gamën e veprimtarisë së tyre është shumë pak. Kontributi i komunitetit Shqiptar, është i një rëndësie të veçantë, për vetë faktin sepse po ndihmon në forcimin e urave të komunikimit ndërmjet dy vendeve me interesa të përbashkëta e bashkëpunim kompleks. Por ajo që i bën ata më të vlerësueshëm, në qarqe të ndryshme të jetës sociale e shoqërore, është sepse ata po ecin me këmbët e veta, dhe po integrohen çdo ditë e më shumë në shoqërinë italiane. Në mjediset dhe aktivitetet e tyre, të cilat nuk mungojnë me tematika nga më të ndryshmet, nuk flitet më për imazhe krimi e banalitetesh por për mënyra integrimi me vlera e standarte europiane. Një nga faktorët që ka ndryshuar dhe tjetërsuar dukshëm jetën e tyre është punësimi, që po ndikon jo vetëm në largimin nga fenomenet negative, por mbi të gjitha në formimin e personalitetit të tyre në të gjitha nivelet. Ky integrim po përforcon nëpërmjet lidhjeve dhe bashkëpunimit me shoqërinë italiane etnotipin shqiptar përveçues nga vendet e tjera të Ballkanit, si një komb mbartës të vlerave të mëdha.

Pjesë e këtij mjedisi tashmë është edhe gjenerata shqiptare e lindur në Itali, si dhe atyre të ardhur nga emigrimi, që studiojnë në universitetet italiane. Këta të rinj garojnë me dinjitet dhe nuk janë të pakta rastet kur ata vënë në vështirësi komisionet e vlerësimit për nivelin dhe kapacitetet e tyre, siç ndodhi me ish studentin e jurisprudencës në universitetin e Brescias, Elton Xhanari që mbas doktoraturës kërkoi dhe mbrojti titullin profesor, në moshën më të re, pa mbushur akoma 26 vjeç. Eventet në jetën aktive dhe shumë të larmishme të emigrantëve shqiptarë, janë të shumta por ato nuk bëhen të njohura nga mediat shqiptare, të cilat janë mbytur nga lajmet e shumta dhe emisionet maratonë të sherreve, me personazhe të përhershëm pa asnjë vlerë. Por promovimin e vlerave integruese e emancipuese, e bëjnë më mirë se kushdo vetë shqiptarët, që me thjeshtësinë, kulturën dhe edukatën e tyre kanë krijuar lidhjet me qytetarët italianë, duke fituar shpirtin dhe zemrat e tyre. Shembujt i gjejmë në të gjitha qendrat e banuara, dhe në mënyrë të veçantë në Lombardi e rrethinat e Brescias ku jeton komuniteti më i madh në Itali, nga që është dhe zona më e industrializuar të cilën italianët e quajnë Leonessa d’Italia. Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Brescia, nuk janë vetëm pjesë ligjore e shoqërisë italiane, por dhe shoqërore kulturore e sociale e tyre. Me afrimitetin dhe raportet korrekte që kanë krijuar, janë bërë pjesë aktive e gëzimeve dhe hidhërimeve të ndërsjella, në lidhjet familjare me fqinjët, në punë, në shkolla e mjedise të tjera publike. Duke qenë i pranishëm midis tyre, nuk mund mos të të bëjë përshtypje ngjarja e familjes Zeqiri, të cilët para pak kohësh humbën djalin e tyre Erin. Prindërit e tij Dini dhe Bukuria, me lot në sy dhe me dhimbjen që ndiejnë si çdo prind, tregojnë se si shokët e tij dhe drejtuesit e ndërmarrjes ku punonte, organizuan dhe drejtuan ceremoninë mortore sikur të ishte njeriu i tyre. Kultura, edukata, sjellja korrekte janë pasaporta që ecin më shumë se politika dhe ekonomia, e këtë pasaportë përveç asaj italiane, e mbajnë mjaft shqiptarë si një shembull bashkëjetese me fqinjët e tyre. Si mos të bëjë përshtypje, performanca e çiftit italian Luissa Alegro e Ivo Parrella, që janë një model i marrëdhënieve të sinqerta e të ngrohta familjare, që kanë ndërtuar me çiftin shqiptar Klajdi e Ermelinda ku gjithçka është pjesë e shqetësimeve të përbashkëta. Ermelinda nuk gjen dot fjalë për të vlerësuar ndihmën që i jep Luissa për Kevin e vogël të cilin e çon dhe e merr nga shkolla nga që Ermelinda në ato orare në të shumtën e rasteve është në punë. Luissa është miqësuar aq shumë me Ermelindën sa që ato shkojnë si nënë e bijë, e këtë e konfirmon edhe vetë Luissa kur thotë se më pëlqejnë shumë gatimet shqiptare dhe në mënyrë të veçantë “bureku”, (kështu e shqipton ajo në shqip)…

Por këtu nuk mund të lëmë pa përmendur shpirtin e madh dhe humanizmin e Lorenzos, djali i vetëm i familjes Allegro që ndihmon me çfarë të mundet shqiptarët në spitalin e Brescias, ashtu siç bëri me Ervinin nga Poliçani i Skraparit për të dalë i shëruar plotësisht. Episode nga më të ndryshmet shoqërojnë jetën e tyre, nga një herë edhe tronditëse, por që me urtësi e mirëkuptim i zgjidhin pa krijuar shqetësime.    Të gjitha këto episode, janë shprehje e urëzimit, por edhe e forcimit të vazhdueshëm të lidhjeve dhe faktorizimit të vlerave të kombit tonë, si garant i lirisë e demokracisë në rajon e më gjerë. Këto dukuri janë një dëshmi e asaj që kanë ndërtuar shqiptarët, pa praninë dhe dorën e institucioneve shtetërore, që lidhjet e tyre janë mjaftuar vetëm me punën e vakët të konsullatave që mjaftohen vetëm me ndonjë shërbim dokumentacioni dhe asgjë më tepër. Për përmasat që ka emigracioni i shqiptarëve, do të ishte më e udhës të shërbente një ministri emigracioni dhe jo të lihet gjithçka tek përfaqësitë diplomatike, të cilat nuk mund ti zgjidhin të gjitha problemet me institucionet e shteteve ku janë integruar dhe jetojnë shqiptarët. Kjo do t’u shërbente edhe më shumë njohjes dhe promovimit të vlerave të tyre për urëzimin e lidhjeve dhe bashkëpunimin kompleks në rajon, për tu zhveshur nga nacionalizmi neurotik e për tu bërë pjesë e integrimit me dinjitet në strukturat europiane, ashtu siç e meritojmë ne shqiptarët, si faktor i garancisë së lirisë dhe demokracisë në rajon.

Previous Post

Drejt kulmit të marrëzisë apo …

Next Post

Meta: Vizita e Ramës në Serbi, vendosmëri për normalizim të marrëdhënieve

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Meta: Vizita e Ramës në Serbi, vendosmëri për normalizim të marrëdhënieve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.