Fillimi i vitit të ri akademik ‘mund të mos niste’ në këtë institucion publik pa një DJ që ta bënte atmosferes.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, i ka shpenzuar 700 euro për një DJ (Di Xhej) për fillimin e ri akademik 2016/2017.
Ky DJ është përkujdesur që viti akademik të nis hareshëm e të ketë argëtim me muzikë.
Kontrata është publikuar në faqen publike të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndërsa është nënshkruar më 13 tetor të këtij viti.
Universiteti i Pejës kishte planifikuar t’i shpenzonte 1000 euro për këtë punë, ndërsa kompania “Musice Man”, kishte ofertuar me 700 euro dhe e kishte fituar tenderin, ndërsa kontratë thuhet se kanë qenë tre ofertues.






















