• Latest
  • Trending
  • All

Universitetet tona-Nga Daut Dauti

15/01/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Universitetet tona-Nga Daut Dauti

15/01/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Në vjeshtën e vitit 2019 qëllova në një universitet tonin dhe mora pjesë në provimin e një studenti. Në fakt ky nuk ishte provim siç duhej, por ishte ceremoni. Studenti që po provohej për të marrë titullin e magjistrit (MA), ishte një arrogant i çuditshëm. Ai e spjegonte temën e tij me anë të ilustrimeve të PowerPoint-it. Por, unë nuk mora vesh asnjë gjë nga prezentimi i tij. Me siguri edhe tjerët që ishin prezent e kishin ndjenjën e njejtë me mua, por për ta kjo nuk dukej e rëndësishme. Salla ishte plot me njerëz, përfshirë edhe profesorët që ishin anëtarë të komisionit vlerësues.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Studenti, pra kandidati për MA, ekspozonte një vetëbesim të tepruar dhe nuk ofronte përshtypje se ka njohuri më shumë se sa një nxënes mesatar i shkollave të mesme. Fliste, por asgjë bindëse nuk thoshte. Argumentimi dukej se për të ishte diçka e panjohur. Njësoj ndodhi edhe me rastin e përgjigjeve të tija që erdhën nga pyetjet e profesorëve. Kandidati ‘përgjigjej’ dhe qeshte me një mburrje që mua më dukej brengosëse. I tërë ky akt që supozohet të ishte vlerësim i njohurisë akademike, në fakt ishte një ‘stand up comedy’ e dështuar. Por, ai e mori titullin MA.

Pyetja: pse vepronte kështu ky student?
Përgjegja: për shkak se e dinte që kalon.

Ky është një shembull nga përvoja ime, por e di që gati të gjitha rastet e këtyre provimeve përfundojnë kështu. Pas këtij shembulli qëndron problemi tejet serioz që kemi me arsimin në Kosovë. Kjo është arsyeja që shumë ‘akademikë’ tanë edhe me tituj Dr. janë injorantë, arrogantë dhe ajo që është më kryesorja nuk dijnë të shkruajnë e as të flasin. Këta njerëz të ‘shkolluar’ ne i shohim çdo ditë në televizor apo në platforma tjera publike.

Në Britani të Madhe, vend i cili nga tërë bota ende mbetet më i preferuari për shkollim, arsimi merret shumë seriozisht. Në provim të magjistraturës (MA) dhe doktoraturës (PhD) në universitetet e këtij vendi studenti shkon me dridhje dhe ethe të frikës për shkak se mund të mos kaloj. Pra, mundësia e ngeljes në provim është tejet reale. Mbi 40% të studentëve të PhD dështojnë të kalojnë provimin dhe ta marrin titullin në afatin e parashikuar kurse 50% të tyre i braktisin këto studime pasi që i kanë filluar për shkak se nuk ua merr mendja se mund t’i përfundojnë. Prandaj, në këto universitete hyrja në provim është e mbyllur. Në këto provime nuk mund të jenë prezent më shumë se tre veta tjerë që janë profesorë të cilët e vlersojnë dijen e kandidatit. Këtu nuk ka publik për duartrokitje për shkak se studenti mund të mos kalojë dhe t’i merret fytyra.

Plus, shkollat, përfshirë universitetet, në Britani të Madhe funksionojnë nën kontrollin strikt të komisioneve. Dy profesorët që e mbikqyrnin punën time dhe të dy studentëve tjerë të këtij niveli, ata edhe ligjëronin dhe i notonin studentët tjerë të klasave të tyre. Dhe, jo vetëm kaq. Gjatë një viti ata shkruanin nga një libër dhe disa punime shkencore. Prandaj, këto shkolla mundohen tërë kohën që t’i ruajnë apo edhe t’i çojnë më lartë standardet e përcaktuara. Nëse, dështojnë, ato mbyllën dhe mësimëdhënësit mbeten pa punë dhe pa fytyrë.

Gjithë ato universitete që janë në Kosovë. Merreni me mend, ka edhe universitet amerikan. ‘Wow’ – do të thoshte anglofoni. Por, ku janë rezultatet?

Pos universitetit të Prishtinës të gjitha tjerat duhet të mbyllen. Ky i Prishtinës, me plot profesorë plagjiatorë, duhet të vëhet nën një komision që do ta kontrollonte punën deri në përmirësim të standardit. Përdryshe, do të vazhdojë prodhimi i injorantëve me të cilët prospekti i dështimit është më real se ai i përparimit të shoqërisë.

Atë që duhet ta mbajmë në mend është se asnjë nga shtetet e zhvilluara, që nga Japonia e deri në Amerikë, nuk kanë ardhur në këtë nivel të lakmueshëm pa e rregulluar arsimin.

Previous Post

Realiteti i hidhur/ Britania e Madhe e zhgënjyer nga Brexit

Next Post

Ofensiva fetare e diplomacisë greke në Ballkanin Perëndimor

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Ofensiva fetare e diplomacisë greke në Ballkanin Perëndimor

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.