Ato u janë dorëzuar postierëve në një ceremoni solemne nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe drejtori menaxhues i Telekomit, Agron Mustafa.
Udhëheqësit e dy ndërmarrjeve publike kanë ndarë edhe mirënjohje për postierët më të dalluar në shitjen e mbushjeve të Valës dhe shpërndarjen e dërgesave postare.
Kryeshefi i Postës ka falënderuar drejtorin e Telekomit për projektin e përbashkët përmes të cilit janë përmirësuar kushtet e punës për postierë.
Dy drejtorët kanë premtuar se bashkëpunimi i ngushtë dhe strategjik mes Telekomit dhe Postës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Posta e Kosovës është ndarë nga Telekomi i Kosovës (ish-PTK) para katër vitesh, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.






















