• Latest
  • Trending
  • All

Unë s’jam kuq e zi!

24/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Unë s’jam kuq e zi!

24/03/2015
in Lajme

Nga Gresa Hasa

“Jemi ne, jemi ne, Vijmë nga trojet tona. Nuk na ndan dot askush, Fluturon shqiponja.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Po thërret toka jonë, lisat edhe malet; Se ne jemi një komb, Shqipëri e Madhe”.

Kështu nis kënga “Kuq e Zi”, kompozuar nga Flor Mumajesi, performuar nga Elvana Gjata dhe financuar nga Digitalb-i, këngë që sipas faqes zyrtare të Digitalb-it dhe Top Channel-it në rrjetin social Facebook, do të shoqërojë Kombëtaren Shqiptare të Futbollit në çdo ndeshje, brenda dhe jashtë vendit.

Kënga përmban një refren që nuk ka sesi të mos ta tërheqë vëmendjen dhe shtylla kryesore e saj ngrihet mbi parimin e  Shqipërisë së Madhe. “Unë jam kuq e zi, kuq e zi, Jam unë dhe ti, kuq e zi,  Me gjithë zemër të kemi sot, O flamuri më i bukur n’botë!”

“Jemi një forcë, jemi një gjak, Asnjëherë nuk ike, Jemi ne, jemi ne, Shqipëri etnike,

Po thërret toka jonë, lisat edhe malet, Se ne jemi një komb, Shqipëri e Madhe!”

Marrë shkas nga mentaliteti i përçudnuar i shoqërisë sonë, nëse një këngë e ngjashme do të ishte shfaqur në Serbi apo Greqi, financuar dhe promovuar nga mediat më kryesore në vend atje pari, me shikueshmërinë më të lartë (siç është Top Media në Shqipëri) dhe e mbështetur nga organet përgjegjëse shtetërore duke nxitur shovinizmin dhe gjuhën e urrejtjes nëpërmjet idesh si Велика Србија/Velika Srbija (Serbia e Madhe) apo Μεγάλη Ιδέα/Megáli Idéa (Idea e Greqisë së Madhe), është e sigurt që në Shqipëri dhe Kosovë do të kishin shpërthyer reagime katastrofale në kundërshti me këto ide të cilat do të kritikoheshin dhe refuzoheshin nga shoqëria shqiptare dhe ajo kosovare për arsyen që nacionalizmi është absurd për shoqëritë tona vetëm kur shpallet së jashtmi, asnjëherë së brendshmi.

Ideja e “Serbisë së Madhe” apo e “Greqisë së Madhe” është e papranueshme vetëm pse ajo nuk është ideja e “Shqipërisë së Madhe”. Kjo e fundit pranohet, nxitet, lëvdohet, mbrohet e madje edhe argumentohet nga të gjitha strukturat kyçe të shoqërisë në Shqipëri dhe Kosovë duke nisur nga media, politika, arti e mbasandaj radhët e tjera shoqërore.

Duhet kuptuar që kjo nuk është vetëm një këngë. “Kuq e Zi” pushoi së qenuri veçse një këngë që prej çastit kur tingujt dhe teksti i saj u shndërruan në propagandë shoviniste që provokon agresivitet dhe ysht urrejtje mes grupeve shoqërore me përkatësi etnike të ndryshme nga ajo shqiptare apo kosovare nëpërmjet logjikës përjashtuese dhe denigruese të nacionalizmit pse ky i fundit refuzon ta njohë dhe pranojë individin si të tillë, zhveshur nga rolet armiqësore që imagjinarja përjashtuese dhe shfarosëse e interpretimeve nacionaliste i mvesh.

Imazhet e dron-it që shpalos flamurin e “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “Autokton” sipër, i cili u ngrit në stadiumin e Beograd-it në Tetor të vitit të shkuar gjatë ndeshjes së menduar “miqësore” midis Serbisë dhe Shqipërisë, shërbejnë për të hapur këngën e cila është menduar të shndërrohet në himn të ndeshjeve të futbollit, brenda dhe jashtë vendit.

Është e pamundur të përfytyrohet një ndeshje e paqtë midis Serbisë dhe Shqipërisë, në Shqipëri apo Serbi qoftë (apo me skuadrën e cilitdo shteti tjetër), me një këngë të tillë që niset e bitiset me dronin e injorancës që provokoi gjithë atë zallamahi midis shteteve fqinje tonave dhe Federatës Ndërkombëtare të Futbollit në vjeshtë, e ndër të tjera, u bë edhe shkas i humbjes së lojës prej skuadrës sonë. Duhet kuptuar që këtu nuk kemi të bëjmë më me ndeshje futbolli apo sport në përgjithësi por me deklarata të fuqishme politike dhe shoqërore.

Sporti nuk është më sport kur lojtarët pushojnë së qenuri të tillë dhe fusha e lojës shndërrohet në arenë betejash të një mendësie arkaike dhe të dhunshme siç është nacionalizmi. Megjithatë, më problematike se kënga në vetvete është promovimi mediatik që i bëhet këngës dhe transmetimi i saj në të gjitha kanalet e platformës Digitalb dhe Top Channel-it, në çdo pushim reklame gjatë ditës së plotë, ndër tjera, edhe në kanale që shfaqin filma vizatimorë për fëmijë.

Nuk është hera e parë që media si Digitalb-i apo Top Channel-i përcjellin një gjuhë të urrejtjes; përjashtuese, denigruese dhe katërcipërisht ofenduese. Këtë herë gjithsesi është tejkaluar çdo limit i tolerueshëm. Ky klip dhe kjo këngë i mëshojnë nacionalizmit me kokëfortësi dhe nëpërmjet dhunës mbjellin dhunë.

Nëpërmjet këtij shkrimi, i kërkohet Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në Shqipëri, nëpërmjet ligjit nr. 8410 dt. 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, bazuar në kompetencën e këtij institucioni në raste abuzimi mediatik apo shkelje ligjore, të marrë masat paraprake ndaj Digitalb-it dhe Top Channel-it për nxitje dhe promovim të ndjenjave të urrejtjes ndëretnike dhe shovinizmit.

Nëse ky institucion nuk reagon sa më parë do t’i bëhet thirrje qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe trupit diplomatik në Shqipëri për të marrë masat e nevojshme ndëshkuese ndaj provokimit të dhunës dhe urrejtjes në vend. Nëse ‘kuq e zi’ përkthehet në vetë-përkëdhelje patologjike nëpërmjet urrejtjes dhe përjashtimit të tjetrit, unë REFUZOJ të jem ‘kuq e zi’. Bota është me ngjyra plot…botëkuptimet që nxisin paqen, miqësinë dhe respektin e ndërsjelltë, po ashtu.

Të kufizuara janë dhuna, urrejtja, dashakeqësia dhe injoranca. Ato janë gjithmonë në zi. Shoqëria shqiptare ka qenë në zi për shumë kohë. Ajo e ka mundësinë të shpalosë dhe shfaqë ngjyrat e saj.  Shoqëria shqiptare është e aftë të jetë edhe e kuqe, edhe e zezë, edhe blu, edhe e verdhë, jeshile, rozë, portokalli…një ylber ngjyrash njëherësh, pse të ndryshmit janë të ndryshëm vetëm nëse ne zgjedhim që ata të jenë të tillë.

Të jesh shqiptar, serb, grek, gjerman, italian, afro-amerikan apo tjetërçka, do të thotë së pari të jesh njeri. Ta duash vendin tënd do të thotë të respektosh gjithkënd që jeton brenda dhe jashtë kufijve të tij. Mbi të gjitha, dashuria për tokën ku jeton shfaqet nëpërmjet respektimit të ligjit dhe normave që e bëjnë bashkëjetesën të qetë dhe ftuese, jo nëpërmjet grisjes apo valëvitjes së flamurëve, as përjashtimit apo vjelljes vrer ndaj tjetrit, kushdo qoftë dhe sidoqoftë ky tjetër. Dashuria nuk është ulërimë, as luftë. Ajo është prehje, pranim jo përjashtim. Ajo është paqe, jo kaos.

Previous Post

Tsipras i pranon Merkelit: “Jemi në prag falimenti”

Next Post

Mediat serbe: Ja çfarë “humbëm” e çfarë “fituam” nga sulmet e NATO-s!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mediat serbe: Ja çfarë “humbëm” e çfarë “fituam” nga sulmet e NATO-s!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.