Kjo deklaratë e tij është cilësuar si ofendim për kosovarët dhe reagimet kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Një reagim i fortë erdhi edhe nga publicisti Halil Matoshi, i cili e quajti Abazin m***.
Por një reagim mjaft domethënës ndaj këtij zyrtari të Vetëvendosjes, është edhe poezia e poetit të ndjerë Ali Podrimja:
Unë, Biri Yt, Kosovë
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.
Ali Podrimja






















