Por ministri Bushati, shkon dhe më tej në komentin mbi tezën ruse.
“Të krahasosh këto dy situata është si të barazosh mollën me portokallin dhe prandaj nuk duhet të ketë asnjë lloj dyshimi për ne dhe asnjë lloj tulatje nga propaganda që mund të vij ngado që vjen dhe ngado që kjo propagandë adresohet”, u shpreh Bushati.
I pyetur nga Top Channel nëse vizita e tij në Shqipëri dhe ajo e ministrit Lavrov pak ditë më parë në Greqi, kanë lidhje mes tyre, ministri Klimkin, u përgjigj duke i dhënë dhe një mesazh Greqisë dhe duke lënë të kuptohet se nuk përqafon vlerat europiane.
“Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia gjithmonë është simbolike dhe besoi që dhe vizita ime e sotme është simbolike. Në këtë kuptim, kemi një përkushtim të qartë dhe me ide të qartë se marrëdhëniet tona janë të rëndësishme për ne dhe për faktin e të qenit një pjesë e projektit Europian, jo vetëm në kuptimin e një ralitetit gjeografike, por si një komunitet vlerash”, tha ministri ukrainas.
Duke qëndruar sërish tek Greqia, ministri Bushati edhe njëherë ka artikuluar qëndrimin e Tiranes zyrtare për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.
“Duam që t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave europiane dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, të cilat nuk njohim as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdolloj rrethane që mund të jetë ky konsum”, tha Bushati.
Gjatë kësaj vizite, dy ministrat e Jashtëm nënshkruan marrëveshjen e për heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve, çka do t’i jap mundësi si shqiptarëve ashtu dhe ukrainasve të udhëtojnë lirshëm.






















