Sipas legjislacionit rus të zbatuar prej vitit 2014, për një aktivitet të tillë personi mund të dënohet deri në pesë vjet burg.
Aktivistët për të drejtat e njeriut këtë legjislacion rus e konsiderojnë mjet të kërcënimit për t’i goditur ata që mendojnë ndryshe.
Vladimir Ionov nuk ishte paraqitur në procesin gjyqësor kundër tij në muajin dhjetor, ndërsa në media raportohej se ai kishte shkuar në Ukrainë.
Aktivisti tjetër opozitar në Rusi, Ildar Dadin, më 7 dhjetor ishte dënuar me 3 vjet burg dhe është personi i parë i dënuar sipas legjislacionit të ri.






















