Shala, së bashku me drejtuesit e Bibliotekës, me mjetet në dispozicion kanë larguar ujin nga disa hapësira dhe kanë shmangur rrezikun e dëmtimit të disa botimeve të vendosura në pjesën e poshtme të Bibliotekës.
Falë ndërhyrjes në kohë, siç merr vesh lajmi.net, asnjë prej botimeve në Bibliotekë nuk është dëmtuar.
Megjithatë, ende vazhdon të ekzistojë rreziku i rritjes së nivelit të ujit për shkak të sistemit të ujëmbledhësve, ndërkohë që pritet ndërhyrja e mekanizmave të specializuara për marrjen e masave për mbrojtje nga pasojat e vërshimeve.























