Ne kuadër te pjesëmarrjes ne samitin e ujit ne Budapest, përfaqësuesit e Ujësjellësit Rajonal Prishtina se bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Ferat Shala dhe Ambasadoren e Republikës së Kosovës ne Hungari Luljeta Vuniqi zhvilluam takim bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv te Budapest Waterworks Csaba Haranghy. Gjate këtij takimi u diskutuan modalitete te ndryshme te bashkëpunimit ndërmjet KUR Prishtina dhe Ujësjellësit të Budapestit me theks te veçante bashkëpunimi në sferën e trajtimit te ujerave te zeza, te zvogelimit te humbjeve te ujit, ngritjen e efiçences se brendshme menaxheriale, ngritjes se kapaciteteve profesionale dhe teknike te resurseve njerezore permes programit te veqante te bursave dhe shkëmbimit te kuadrove ndërmjet Ujësjellësit te Budapestit dhe atij te Prishtinës.
Ne suaza te bashkëpunimit me Budapest Ëaterëorks Ilir Rexhepi dhe Ilir Abdullahu vizituan edhe impjantin qenderor per trajtimin e ujerave te zeza ne Budapest (Budapest Central Ëasteëater Treatment Plant).
Përveç takimit me perfaqesuesit e Budapest Ëaterëorks, z Ilir Rexhepi dhe z Ilir Avdullahu gjate pjesmarrjes ne samit me qellim te thellimit te bashkepunimit te ndersjelle realizuan edhe nje varg takimesh me perfaqesuesit e shteteve dhe organizatave te tjera nderkombetare.






















