UEFA ka vendosur t’i japë lamtumirën “golave jashtë fushe” në kompeticionet evropiane me pretendimin se rregulli është i vjetër, thonë raportet.
Në takimin e mbajtur të premten, komiteti ekzekutiv i UEFA-s vendosi të shfuqizojë këtë rregull 56-vjeçar, i cili ka ndikuar në shumë ndeshje, raporton The Times.
Ky rregull historik është zbatuar për herë të parë në vitin 1965 në Kupën e Evropës.
Rregulli ka qenë një pjesë thelbësore e konkurrencës evropiane dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm ndaj eksperti i Sky Sports, Jamie Carragher ka vënë nëë pikëpyetje këtë vendim duke thënë se nëse hiqet, është gabim i madh.
‘Rregulli i golave jashtë fushe në Evropë i bën lojërat shumë më emocionuese, ju lutemi lexoni për këtë cështje në UEFA.com dhe shihni arsyet pse po bëni një gabim të madh.”, tha Carragher.
Një rregull i tillë u jepte avantazh ekipeve që kishin shënuar në fushën kundërshtare e shpesh ulte bukurinë e ndeshjeve të kthimit pasi mjaftonte që të administrohej një 1-1 e siguruar në transfertë. Tani, ky rregull pritet të zhduket, të paktën në aktivitet ndërkombëtare në futbollin evropian, e kësisoj, në rast barazimesh në golavarazh në dy ndeshje, do të shkohet në shtesa e më pas penallti.



















