Megjithëse Republika e Irlandës u mposht 2-1 nga Franca, ata nuk do ta dalin pa një medalje pasi UEFA ka vendosur të shpërblejë tifozët të cilët konsiderohen si shembull në këtë Kampionat Europian.
Publiku francez dhe mediat vendase kanë pasur vetëm fjalë të mira për tifozët irlandezë, të cilët në çdo vend që kanë udhëtuar, kanë krijuar atmosferë festive duke treguar një sjellje shembullore.
Pavarësisht rezultatit tifozët irlandezë e kanë shijuar në maksimum këtë kompeticion pasi kanë krijuar atmosferë festive në rrugët e Parisit, Bordeauxit, Lillet dhe Lyonit.
Kryebashkiakia e Parisit, Anne Hidalgo në bashkëpunim me UEFA-n i kanë dërguar letër presidentit të Irlandës, Michael D Higgins për t’i treguar se tifozët irlandezë do të shpërblehen për sjelljet e tyre gjatë kohës sa ishin në Francë.
















