• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Almira Emiri: “Kur je më larg, i sheh më mirë vlerat e një kombi dhe unë jam shumë krenare që jam shqiptare”

28/05/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Udhëtimi im” – Almira Emiri: “Kur je më larg, i sheh më mirë vlerat e një kombi dhe unë jam shumë krenare që jam shqiptare”

28/05/2019
in Diaspora, Edukimi, Kulture, Udhetimi im

Pianistja e mirënjohur shqiptare, Almira Emiri, është personazhi i suksesshëm i rebrikës sonë “Udhëtimi im”. Prej 24 vitesh jeton në Budapest të Hungarisë, me një karrierë të sukshme si pianiste në dhjetra aktivitete brenda e jashtë Hungarisë, Emiri është një “ambasadore” e denjë e kulturës, artit dhe Shqipërisë në botë. Almira ka mbaruar studimet në Grac të Austrisë master për piano. Megjithatë asaj, si cdo emigranti tjetër, i mungon Atdheu, por që e “kompenson” me koncerte e aktivitete të ndryshme si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. “Atdheu kur jeton jashtë shtetit të mungon dhe po ashtu edhe publiku që flet shqip të mungon. Kthehem shumë shpesh në Shqipëri me aktivitete e koncerte të ndryshme. Ndërsa për t’u rikthyer përgjithmonë nuk e shoh reale, sepse unë jam edukuar jashtë, kam formatet e punës, muzikantët, sallat rreth e përqark Evropës qendrore. Për t’u kthyer në Shqipëri përgjithmonë nuk e kam menduar fare “, thotë Almira Emiri.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Muzika ka qenë një zgjedhja imja dhe që në moshë të vogël i kam dëshiruar mësimet e pianos. Në familje nuk kemi shume artistë dhe nuk është se jam rritur me muzikantë në shtëpi, por thjesht ka qenë një dëshirë e lindur vetvetiu.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Shumë momente të tilla duhet të kenë qenë. Unë që në moshe fare të vogël (9 vjeç) fitova një konkurs në Durrës, i cili ishte organizuar nga një grup menaxherësh/muzikantesh nga Italia dhe me këtë rast mu dha dhe mundësia të jepja disa koncerte për rreth 1 muaji në Itali. Por ajo qe e bazoj akoma më shumë këtë rrugëtim ka qenë dhe lëvizja ime në Hunguri në moshë të vogël (12 vjeç), ku pata mundësinë të edukohem nga profesor të nivelit shumë të lartë dhe me është dhënë dhe rasti të konkurroja ne konkurset kombëtare atje ku dhe dola fituese e çmimit të parë disa herë.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Unë mendoj se ka një çelës suksese dhe ai quhet puna. Çdo njeri që punon mund të dali në krye. Çelës tjetër suksesi është dhe komunikimi. Në profesionin tonë është e rëndësishme se si i mban dot lidhjet njeriu dhe unë kam fat që kam gjetur shumë miq gjithandej, që nga muzikantët dhe deri tek publiku.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Sfidat e shqiptarëve kanë qenë të patundshme. Nëse mendoj që unë kam filluar pianon në një copë letre në tavoline ndërkohë që bashkëmoshatarët e mi ishin me një apo dy instrumente në shtëpitë e tyre, mund të them që jam nisur nga zero. Nuk kemi pasur në atë kohe mundësi partiturash dhe instrumentesh. Unë mbaj mend që dhe shkolla s’kishte xhama dhe në dimër kur shkoja të studioja (para apo mbas mësimit të përgjithshëm) kisha me vete një plitkë që të ngrohja duart dhe të studioja. Këto vështirësira na kanë forcuar dhe na bëjnë më fleksiblë, padyshim. Prapë një vështirësi tjetër ka qenë dhe që të lija atdheun dhe të kërkoja një shkollim të fortë diku tjetër. Do kishte qenë më e thjeshtë nëse atë kohë do kishim pasur brenda vendit mundësitë e duhura për t’u edukuar.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Unë me bilancin ndjehem shumë e kënaqur dhe çdo herë zgjedhjet i kam bërë me vetëbindje të plotë. Sipas mundësive dhe situatave gjithmonë kam zgjedhur çfarë kam ndjerë të posaçme dhe të shëndetshme, dhe për këtë falënderoj dhe prindërit e mi që mi kanë respektuar mendimet dhe vendimet e mia.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Sidomos tek muzikanti kjo është një jetë e përditshme, që të luajmë akoma me mirë çdo ditë dhe të tejkalojmë ato çka kemi arritur. Unë në radhë të parë jam shumë e kënaqur me arritjet e mia si muzikantë, por më shumë si organizatore, dhe këto koncerte e festivale dua t’i sjell në salla të madhe në kontinentet e tjera. Mendoj së në atë rrugë jam dhe çdo gjë merr kohën e vet.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Fjala më e bukur që ekziston! Unë kam pasur fat se jam pritur shumë mirë në Hungari, që në fillim dhe nuk e kam ndjerë veten ndryshe nga të tjerët. Fillimet kishin vështirësitë e tyre dhe gjuha nuk diskutohet, por në përgjithësi gjithmonë ka qenë bukur të jesh shqiptare jashtë shtetit.

Ne, kur jemi jashtë e ndiejmë më shumë domethënien e ruajtjes së kulturës e traditës, plus dhe në kuzhinë, ditë për ditë, i mbajmë gatimet tona. Besoj se kur je më larg, i sheh më mirë vlerat e një kombi dhe unë jam shumë krenare që jam shqiptare. Jemi një popull i punës dhe me tradita familjare shumë të forta, që në perëndim rrallë sheh njeriu lidhje të ngjashme.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira,trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Pyetja nr 4 është dhe pjesërisht përgjigjja. Vështirësitë e forcojnë njeriun akoma më shumë dhe morali i punës është një trashëgimi e fortë. Unë mendoj se shqiptaret integrohen shumë shpejt, dhe kanë një etje të madhe për të mësuar. Ne gjuhët i mësojmë shumë shpejt dhe kulturat e ndryshme që na rrethojnë mund t’i bëjmë tonat, ndërkohë që traditat shqiptare nuk i harrojmë dhe mendoj se kjo na jep një bazë të mirë.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Unë s’e kam përdorur shumë këtë fjalë në jetën time, por është e drejte që kam 24 vite që jetoj jashtë vendit tim. Për mua është një distancë e madhe gjeografike, por s’është një distancë shpirtërore. Të qënit i huaj në Hungari ka qenë “ekzotike” dhe gjithmonëë njerëzit kanë qenë më kuriozë se nga vij e si është Shqipëria, sepse edhe nuk kanë pasur informacion rreth nesh. Nga ana tjetër, me siguri, që çdo arritje në profesion ka qenë më e vështirë për mua, sepse unë as kam pasur familjen time apo rrethin shoqëror që të më mbështeste në ndonjë gjë, apo qe të vijnë tek koncertet e mia. Unë të gjitha i kam krijuar vetë. Mbështetja familjare që më është dhënë që në fillimet e mia e deri tani më ka mbajtur gjithmonëë optimiste në çdo rrugëtim dhe në sfidat. Mami im tre vitet e para ka qenë më shumë tek unë sesa në Shqipëri dhe kjo gjë ma ka lehtësuar fillim.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Unë kam shumë vite që organizoj koncerte të ndryshme jashtë Shqipërisë, por tani edhe në Shqipëri dhe mundësoj dhe bashkëpunim me muzikantë dhe artistë të ndryshëm prej Shqipërisë dhe Kosovës. Mendoj se është shumë e rëndësishme të mbështesim njëri-tjetrin, si në Atdhe, ashtu edhe jashtë tij.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Kultura gjithmonë bazohet në mbështetjen institucionale. Do ishte mirë të kishim një vëmendje të duhur për muzikantët e rinj dhe për ata që tashmë janë të konfirmuar në sallat e ndryshme të koncerteve. Unë shoh që kultura është e fokusuar shumë në kryeqytet dhe shumë më pak evenimente të ngjashme ndodhin në qytetet e tjera.

Jashtë kulturës dhe artit nuk mund ta shoh qartë se çfarë i mungon Shqipërisë. Unë shoh që në 30 vitet e fundit kemi bërë hapa gjigande dhe të bësh një ndryshim kaq të madh brenda një gjeneracioni është një gjë shumë e mirë. Gjëja që më bën shumë përshtypje është se njerëzit rrinë me orë të tëra nëpër kafene dhe këtë ne e kemi në mentalitet, nuk e di nëse do e ndryshojmë dot në të ardhmen.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Diaspora është një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve dhe më duket e duhur nëse Qeveria i mban afër dhe i mbështet disi. Arti kërkon shumë mbështetje nga shteti por besoj dhe njerëzit në profesione të ndryshme do ndjehen mirë nëse mbështeten për arritjet e tyre nga shteti këtu, mendoj, dhe rreth programeve të ndryshme kulturore, edukative shqiptare që mund të bëhen të mundura nga Ambasadat e ndryshme që ne kemi nëpër botë. Kjo është dhe shume e rëndësishme për atë gjeneratë që po lind dhe rritet jashtë.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Unë jam në valën e punës dhe kam tre projekte të rëndësishme me të cilat merrem aktivisht, Koncerti rus, Hungarissimo dhe Isralb fest. Ndërkohë që studioj çdo ditë përgatis dhe organizimet e këtyre serive koncertore, ku disa janë në Hungari dhe Gjermani dhe një pjesë janë në Kosovë dhe Shqipëri.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

Një falënderim i veçantë shkon për “The Albanian” që na mundëson lajmin dhe mundohet të na informojë edhe më shumë për kulturën shqiptare apo me të rejat e ndodhitë. Kjo është shumë e rëndësishme për të mbajtur vlerat tona.

Ju uroj suksese sa më shumë!

Faleminderit për intervistën!

“The Albanian”

Post Views: 210
Tags: Almira Emiri
Previous Post

Zgjedhjet në vendin ku nuk e duan BE-në, shumicën e fiton Partia e “Brexit”-it

Next Post

Arben Neza – Udhëtimi im

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Next Post

Arben Neza - Udhëtimi im

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.