• Latest
  • Trending
  • All

Udhëtim në Shqipërinë misterioze

11/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Udhëtim në Shqipërinë misterioze

11/03/2016
in Aktualitet, Kulture, Lajme

Shqipëria, në qendër të filmave dokumentarë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhjetëra kineastë francezë, austriakë, italianë apo serbë sjellin imazhe të vendit në një kohë të trazuar…Studiuesi Abaz Hoxha i ka hulumtuar këto kronika

Regjisorë apo gazetarë francezë, gjermanë, italianë, apo serbë kanë përdorur territoret shqiptare për të ndërtuar filma dokumentarë mbi Luftën e Dytë Botërore. Studiuesi i kinemasë Abaz Hoxha ka hulumtuar prej vitesh gjithçka të shkruar mbi kinematografinë shqiptare në kohë, për të bërë një analizë se ku ndodhen gjurmët që ndërtojnë një imazh tjetër të vendit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhjetëra dokumentarë që ruhen në arkivat e huaja tregojnë dhe ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri. Sipas Hoxhës, mbërritjes së Princ Vidit në Durrës dhe kurorëzimit të tij si princ i Shqipërisë shoqëria kinematografike austriake “Sascha Filmfabrik” i kushtoi filmin e titulluar “Mbërritja e udhëheqësit të Shqipërisë në Durrës”. Filmi paraqet ardhjen e Vidit me një anije luftarake dhe ceremoninë e pritjes së tij nga ana e autoriteteve të vendit me në krye Esat Pashë Toptanin, në verandën e një vapori civil. E njëjta shoqëri austriake xhiroi në fillim të vitit 1914 filmin “Shqipëria dhe njerëzit në Shqipëri”.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Ky film është xhiruar në Tiranë në muajt mars-gusht 1914. Filmi fillon me një plan të mesëm që tregon Esat Toptanin veshur gjeneral të shoqëruar nga disa persona të tjerë. Pas kësaj në shtëpinë e Toptanasve, pamje të Tiranës në zonën e ish kinema “Partizanit”, Ura e Tabakëve, xhamia e Haxhi Ethem Beut, tregu fshatar, i cili u prish gjatë luftimeve për çlirimin e Tiranës. Shoqëria tjetër kinematografike austriake “Wienner Autorenfilm” më 10 prill 1914 xhiroi filmin “Durrësi kryeqendra e re e Shqipërisë”. Në këtë film, paraqitet pazari i Durrësit, porti në sfond, qerre të ngarkuara që shkojnë drejt qytetit, rrugë qyteti me kuaj e gomarë që janë të ngarkuar me dru, shtëpi të vjetra, njerëz të veshur keq, mjedise të varfra. Rreth një të huaji janë grumbulluar shumë fëmijë, dhe ai sikur tallet me varfërinë e tyre, duke i hedhur lëmosha, e fëmijët rreken t’i marrin. Më tej jepen çingi duke i rënë dajreve, duke kënduar e kërcyer. Burra që rrinë ulur e dredhin cigare, fshatarë që pozojnë para aparatit, pazari i druve, qerre me buaj etj. Një kopje e këtij filmi ndodhet në Arkivin Qendror të Filmit. Sipas studiuesit Hoxha ka të dhëna të tjera që vërtetojnë se gjatë Luftës së Parë Botërore kineastët austriakë, italianë e francezë kanë xhiruar në Shqipëri, jo vetëm aspekte nga frontet e luftës, por edhe pamje e panorama, jetën qytetare e fshatare, pazaret, si dhe objekte të tjera kulturore e arkeologjike. Në një nga njoftimet e shtypit të vitit 1935 flitet për shfaqjen në Tiranë të filmit francez “rrebeshi i përbotshëm”, i cili është një film dokumentar që pasqyron ngjarje nga Lufta e Parë Botërore, e ndër to dhe bombardimin e Durrësit, xhiruar në dhjetor të vitit 1918.

Po kështu ka dëshmi të ndryshme se shoqëri kinematografike austriake kanë xhiruar në film objekte arkeologjike të zbuluara në Shqipëri e ndoshta dhe zbulimin e mozaikut “Bukuroshja e Durrësit”. Maria Adriana Prolo në librin e saj “Historia e kinemasë italiane” në faqen 84-t dëshmon për xhirimin e disa filmave kronikalë dokumentarë gjatë Luftës së Parë Botërore. Një nga këta filma është ai me titull “Nga tërheqja prej Shqipërie deri në përforcimet e Maqedonisë” xhiruar nga zyra e posaçme e reportazheve kinematografike të Regjisë së Marinës. Në libër ndër të tjera thuhet: “Dokumentarë të tjerë u xhiruan nga Karlo Montuori e Xhaokino Xhengarelli etj. Këta me Arnaldo Frankarolin shkuan në Shqipëri”. Kjo vërteton se këta kineastë kanë xhiruar edhe në Shqipëri filma ose kronika të tjerë. Studiuesi italian Vitorio Martinelli në librin e tij mbi kinemanë italiane, shkruan se shoqëria “Savoia film” e Torinos, ka xhiruar më 27.03.1914 një film për Durrësin, ndërsa gjatë Luftës së Parë Botërore është xhiruar regjia e marinës italiane në janar 1917, filmi “Nga Adriatiku në Egje-Zbarkimi i trupave italiane në Shqipëri” dhe në maj të po atij viti “Kolosët e detit dhe banorët në Shqipëri”. Në të njëjtin libër përmendet edhe xhirimi i filmit “Shqipëria u çlirua” në gusht të vitit 1918, për të cilin autori thotë se mund të jetë xhiruar nga italianët ose shoqëri të huaja. Sipas Hoxhës, burime të tjera bëjnë të ditur se në territoret tona kanë xhiruar edhe kineastët jugosllavë. Gazetari dhe regjisori Stansllav Krakovi ka xhiruar një film në vitin 1928, mbështetur në kronikat e viteve 1914-1918. Në këtë film përfshihen edhe xhirimet që janë bërë në Shqipëri në vitin 1915.

Filmi titullohet “Kalimi i ushtrisë serbe nëpër Shqipëri”, 1915. Siç duket në këtë film janë përfshirë ngjarje nga pushtimi i Shqipërisë së Mesme prej ushtrisë serbe në vitin 1915. Trupat serbe arritën deri në Durrës dhe shpëtuan mikun e tyre, Esat Toptanin, që ishte i rrethuar nga forcat e kryengritjes fshatare të Haxhi Qamilit. Duke përfituar nga situatat e turbullta ata pushtuan Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut dhe donin ta fusnin tërë këtë territor në kuadrin e Mbretërisë së Serbisë. Për ta plotësuar këtë material filmin autentik, që tregonte për vuajtjet e mundimet e shumta të ushtrisë serbe, regjisori kreu disa xhirime plotësuese në vitin 1928 me rikonstruktim të ngjarjeve, duke përgatitur filmin “golgota e Serbisë”. Të dhëna për këtë film jep revista “Ilustracia” e Beogradit e nëntorit të vitit 1928. Ky film me këtë titull është shfaqur edhe në vitin 1940 në kinematë “Kasina” dhe “Vracar”, të Beogradit, kurse një kopje ndodhet në Kinotekën Jugosllave në Beograd. Siç thotë autori i këtij burimi “filmi përbëhet nga insertet autentike dokumentare nga lufta dhe nga kalimi i ushtrisë serbe nëpër Kosovë e nëpër Shqipëri..dhe më vonë janë bërë xhirime plotësuese”. I njëjti autor përmend intervista të fotoreporterit Risto Marjanoviç, i cili dëshmon se ka parë dhe kinooperatorë francezë që xhironin. Sipas kësaj dëshmie del se filma me këtë subjekt kanë xhiruar edhe francezët e ndoshta dhe kineastët italianë ose ata të trupave austrohungarezë. Të mbështetur në ngjarjet e viteve 1915 që u përfshinë në filmin dokumentar “Kalimi i ushtrisë serbe nëpër Shqipëri”, shoqëria “Artistik-Film” e Beogradit xhiroi edhe filmin artistik “Për nderin e atdheut” ose “Golgota e Serbisë”, pra me të njëjtin emër sikurse dhe filmi dokumentar i plotësuar më 1928.

Të gjitha filmat e xhiruar ose të montuar në këtë periudhë nga kineastë dhe shoqëri kinematografike serbe dhe jugosllave bartin doza të theksuara nacionalizmi. Vlerat e këtyre filmave sikurse të filmave të tjerë kronikalë e dokumentarë të xhiruar para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore nga shoqëri të ndryshme kinematografike europiane janë kryesisht të karakterit dokumentues historik dhe nuk kanë ndonjë vlerë të dukshme artistike. Gjatë viteve 1916-1917, kinooperatorët austriakë kanë xhiruar inkursionin e tyre të gjatë për pushtimin e territoreve të Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Sipas studiuesit jugosllav, Dejan Kasatoviç, në kinemanë e Kryqit të Kuq në Pila prej 14-17 maj 1916 është shfaqur filmi me titull “Një kalim nëpër Shqipërinë misterioze”. Një tjetër film mbi ngjarjet luftarake xhiruar nga shoqëria austriake “Sascha filmfabrik” e Vjenës është edhe ai me titull “Fitimtarë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi”. Rreth vitit 1918 një shoqëri tjetër kinematografike austriake xhiroi edhe një kronikë tjetër në Shqipëri, e në veçanti në qytetin e Beratit. Kjo kronikë ndodhet në Arkivin e Filmit. Në film jepen pamje të ndryshme të qytetit të Beratit, ura e Goricës, lagjja e Mangalemit, burra duke pirë kafe e duhan, në një kafene karakteristike të kohës, çingi duke kërcyer, gra me ferexhe duke dale nga xhamia, burra e gra që shkojnë në varreza etj.

Previous Post

Filmi “Shok” triumfon në festivalin e Kolorados (Foto)

Next Post

Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.