• Latest
  • Trending
  • All

Udhëkryqi grek dhe sulmi ndaj Europës

03/07/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Udhëkryqi grek dhe sulmi ndaj Europës

03/07/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Eugjen Merlika

“Çdo qeveri që nuk bën asnjë hap përpara, duhet gjykuar me urtësinë më të madhe; por një qeveri që bën hapa mbrapa, duhet dënuar gjithmonë pa asnjë mëshirë”

L.Börne (1786 – 1837) shkrimtar politik gjerman

Vendimi i kryeministrit grek, Alexis Tsipras, për të ndërprerë bisedimet me huadhënësit botërorë dhe për të zhvilluar një referendum, me shumë rëndësi për qytetarët e vendit të tij, mbi vazhdimin e qëndrimit në Eurozonë dhe në BE, apo daljen nga këta institucione shpejtoi përfundimin në çfarëdo kahu të së famshmes “krizë greke”. Që nga viti 1995 deri në 2009, për afër 15 vjet, të ardhurat për frymë të shtetasve grekë u rritën nga 47 në 71 për qind të atyre gjermanë. Kjo u bë e mundur me një grumbullim të pashembullt borxhi, siç kishte ndodhur në vitet 80, në Itali. Nga 2010 deri në ditët tona raporti ndërmjet të ardhurave të grekëve e gjermanëve, është kthyer në shifrat e vitit 1995, një tregues i vlerave reale të ekonomive të dy Vendeve. Përpjekja për ta zvogëluar ndryshimin në mënyrë të sajuar, duke tjetërsuar të dhënat e bilancit në dobi të borxheve e duke rritur nivelin e asistencës së popullsisë, përtej çdo krahasimi me Vendet e zhvilluara të kontinentit, me qëllimin e vetëm të klientelizmit e fitimit të votave për pushtet, solli një gjëndje financiare të pakontrollueshme dhe e detyroi ish Kryeministrin Papandreu të bëjë të njohur problemin. Ai problem, në këta gjashtë vite, ka zënë një nga vendet e para në rendin e ditës së institucioneve evropiane.

Që atëherë Bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e saj financiare kryesore, së bashku me qeveritë greke, hartuan një plan riorganizimi të financave greke, duke synuar pakësimin e harxheve të shtetit e baraspeshimin ndërmjet tyre të të ardhurave. Si të gjitha programet e këtilla, edhe ai grek pati masa shtrënguese në drejtim të sakrificave të domosdoshme për shëndoshjen e gjendjes. U ndërhy në shumë sektorë të jetës ekonomike dhe administrative të Vendit me masa të arsyeshme, edhe se të dhimbshme, por rezultati qe që më 2014, Greqia doli nga rënia ekonomike, duke patur një rritje të PPI prej 0,6%, pra një fillim të daljes nga tuneli i gjatë i krizës. Sot, mbas gjashtë muajsh Greqia është në falimentim, mbasi nuk është në gjendje të paguajë këstin prej 1,6 miliard € FMN.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të janarit 2015, e kryesuar nga ish anarkisti Tsipras e filloi punën e saj me premtimin për të rikthyer gjendjen e para reformave të viteve të fundit, premtim që i përcaktoi edhe fitoren në garën zgjedhore me 36% të votave. Duke mbajtur para sysh se në këta vite, edhe vende të tjera europiane, të vogla si Qipro, të mesme si Portugalia dhe Irlanda, apo të mëdha si Italia e Spanja, u përballuan me terapinë e korrigjimeve të bilanceve shtetërore e të reformave të ndryshme, të domosdoshme për pakësimin e harxheve publike, qeveria greke, e përfaqësuar nga Kryeministri dhe ministri “dandy marksist” i financave Varoufakis, prej pesë muajsh, në bisedat e pafund me institucionet huadhënëse, mundohen të shpalosin “dredhinë” e famshme të homerikut Odise, për të mos paguar borxhet, madje për të marrë të tjera. Në fakt BQE, gjatë këtyre muajve, ka vazhduar të injektojë në bankat greke jo pak, por 89 miliard €.

Qeveria greke, në lojën e saj të bixhozit me Evropën, për të blëfuar sa më shumë, nxjerr herë pas here letrat e saj që fillojnë nga gjendja e rënduar ekonomike, për shkak të udhëzimeve të “trojkës” në vitet e shkuara, tek “apokalipsi” evropian mbas daljes së mundshme të Greqisë, tek trysnitë e tërthorta me sfond gjeopolitik, duke kërkuar spondat në fuqitë e mëdha ekonomike si SHBA, Rusia apo Kina, të cilat sugjerojnë se duhet arritur “marrëveshja pragmatike”, simbas Presidentit Obama. Këta “të interesuar” për fatin e Greqisë që po “merret nëpërkëmbë” nga rreptësia e burokratëve të Brukselit, harrojnë se për të bërë marrëveshje duhen dy palë e secili të heqë dorë nga diçka në dobi të tjetrit e, nga ana tjetër, nuk kanë derdhur deri tani asnjë qindarkë për t’u a falur grekëve, ndonëse e mëtojnë këtë veprim nga Eurozona apo Komisioni evropian.

Këtyre shfaqjeve të politikës së madhe i shtohen lëvizjet e të majtave perëndimore ish komuniste të cilat, humbjet e tyre të dukshme në opinionet publike mbas rënies së komunizmit, mundohen t’i kompensojnë me lëvizje të reja kundër sistemit Evropë, që gjejnë çuditërisht votues në shumë Vende, kryesisht në Itali e Spanjë. Këto lëvizje, me emra rastësorë si Podemos apo Pesë yjet, kanë vënë në qendër të simbolikës së tyre luftën për “ndryshimin” e Evropës, duke patur si model fitues në kontinent Syrizën dhe Tsiprasin. Të gjithë këta do të jenë të dielën në Athinë, për të festuar “fitoren” mbi Evropën e “rregullave të ngurta të financës”, simbas tyre, në fakt të “ruajtjes së parimeve, të cilët nëse do t’i mohonim, qoftë edhe për një çast, do të vuante dëmet në kohë afatmesme e afatgjata”, siç u shpreh këto ditë Kancelaria Merkel.

Syriza e Tsiprasi janë të ndërgjegjshëm për rolin e tyre kontinental, në pararojë të forcave të reja në emër, por tepër të vjetra në mendësi e që, së bashku, përfaqësojnë detashmentin  kryesor të sulmit kundër Evropës së Bashkuar, ëndrrës mijëvjeçare të banorëve të saj. Me një vetëkënaqësi të justifikuar Kryeministri grek i u drejtua me këto fjalë idhtarëve të së majtës skajore, të mbledhur në teatrin Valle të Romës: “Berlinguer, Togliatti, Gramsci. Vite të tëra ne kemi vështruar nga e majta italiane. Tashmë gjërat kanë ndryshuar e jeni ju që shihni nga ne.”

Që një lider ballkanik t’i drejtohej kështu një pjese të Evropës do të ishte motiv krenarie gadishullore edhe për të tjerë banues të rajonit, edhe për ne. Do të ishte kështu, nëse ai do të përfaqësonte forcat vërtetë pozitive të këtij rajoni që kërkojnë sot vendin e tyre në Evropën e Bashkuar. Por, vaj medet, ai është “maja e diamantit” të forcave shkatërruese të Evropës, të atyre që kërkojnë një bashkësi pa rregulla, ku ato t’i shkruajë çdo Vend e çdo qeveri, simbas pikëpamjeve e interesave të tyre, ku të mos vlerësohet merita, korrektësia dhe ndershmëria, por aftësia për të gënjyer, për të abuzuar me pushtetin e për të zhvatur sa më shumë nga bashkësia.

Në këtë betejë qeveria greke e sotme ka edhe mbështetjen e njëfarë të “djathte”, që sheh në emigracionin dhe rregullat e Bashkësisë të gjitha të këqijat e kësaj bote e që, nëpërmjet përfaqësuesve të ndryshëm të saj si Marine Le Pen, Nigel Farrage, Matteo Salvini etj., nuk synojnë tjetër objektiv veçse të luftojnë me të gjitha mjetet kundër pranisë së Vendeve të tyre në BE, kundër çdo përpjekjeje të kësaj të fundit për të fuqizuar e funksionuar institucionet e saj. Deri tani këto forca janë në pakicë, por do të ishte një ditë e zezë për Evropën, ajo në të cilën ato do të kishin shumicën në të. Në sajë të mosbesimit te politika, gjë që le gjysmën e qytetarëve pa votuar, nuk do të ishte çudi e madhe që një mundësi e tillë të vërtetohej.

Evropa i ka kërkuar Greqisë në këta vite, për të ruajtur pjesëmarrjen e saj në të e bashkëpunimin disa veprime :

  1. Të fillojë pakësimin e borxhit publik prej 242 miliard €, 44% të të cilit e mbajnë shtetet e bashkimit : Gjermania (27%), Franca (20%), Italia (18%) dhe Spanja (11,9%), që të kthyera në shifra bëjnë disa dhjetëra miliardë €. Madje edhe shtete të vogla e të varfra si Estonia e Lituania, për t’u futur në Eurozonë kanë paguar kuotën e tyre të borxheve kundrejt Greqisë, 60 milion € secila.
  2. Të kryejë reformën e pensioneve simbas modeleve evropiane të daljes në moshën 65 e 67 vjeç, me përjashtim të punëve të rënda.
  3. Të ardhurat nga taksat duhet të kapin 1% të PPI, ndërsa grekët ndalen në 0,93%. Tatimi mbi vlerën e shtuar duhet të jetë 23% për restorantet e catering, ndërsa 13% për produktet ushqimore, energjinë, hotelet dhe ujin. Për ishujt qeveria greke nuk pranon të heqë dorë nga  30% i reduktimit të TVSH për bizneset e, ndoshta, në këtë pikë ka njëfarë të drejte.
  4. Të reduktohen shpenzimet për mbrojtjen që, në raport me numrin e popullsisë, janë më të lartat në Evropë.

Këto ishin disa nga pikat e diskutueshme e në to nuk më duket se ka një prirje “poshtërimi të Greqisë”, siç shprehet në mënyrë demagogjike Kryeministri grek.

Lajmet e fundit thonë se qeveria greke ka pranuar kushtet e fundit të huadhënësve, duhet parë se sa është e vërtetë. Por sido qoftë, fakti i braktisjes së tryezës së bisedimeve e kalimit në parlament të propozimit për referendumin, një pranim i tillë nuk është në logjikën e gjërave. Ai tregon se ka pak seriozitet e shumë dhelpëri e teatralizëm në qëndrimin e saj. Tani që i është nënshtruar gjykimit të popullit të saj duhet të presë atë. Është një hipokrizi e madhe deklarata në televizion e Tsiprasit, kur fton të votohet Jo dhe shton se kjo nuk do të thotë dalje nga Eurozona. Ka shumë të drejtë Kryetari Junker, që çdo bisedë e shtyn mbas 5 korrikut.

“A kështu qeveriset një Vend i madh? Greqia nuk meriton diçka më të mirë se ky demagog zjarrvënës?” pyet filozofi e publicisti frëng, Bernard Henry Levi. Tsipras, ikona e re e komunistëve evropianë, ka marrë pjesë në protestat e dhunshme të zhvilluara në Gjenovë më 2002 kundër G8-s, kur qeveriste Berluskoni, duke e kthyer në flakë e shkrumb gjysmën e qytetit.

Më 5 korrik grekët do të shprehen nëse duan të qëndrojnë në Evropë, duke bërë sakrificat e nevojshme, apo duan të nisin një udhëtim të panjohur me humbje të mëdha për çdo qytetar, të drejtuar nga Odiseu i ri, Alexis Tsipras. Populli grek njihet në historinë e njerëzimit si populli me nivelin masiv kulturor më të lartin që ka ekzistuar. Sikur të tregonte një të dhjetën e asaj urtësie të lashtë ai do të votonte për Evropën, megjithë vështirësitë që ka para, të cilat nuk i a ka sjellë ajo, por partitë e njerëzit që ka votuar vetë në këta dhjetëvjeçarë.

Do të ishte një shërbim i madh që do t’i bënte së ardhmes së tij, të Ballkanit dhe të vetë Evropës.  Me gjithë armatën neokomuniste që është duke propaganduar për të kundërtën e saj, besoj se 5 korriku 2015 do të mbetet në historinë bashkëkohore të Greqisë dhe kontinentit si një ditë e madhe e historike, një ditë shpresash për të sendërtuar ideale të larta e qëllime të përbashkëta.

I urojmë me gjithë zemër popullit fqinj grek, me të cilin na ka bashkuar e ndarë historia, një të ardhme të bukur në Europën e Bashkuar, në të cilën duhet të gjejmë të gjithë shtëpinë tonë të përbashkët.

Previous Post

E fundit për legalizimet pafund

Next Post

Të arratisesh apo të luftosh?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Të arratisesh apo të luftosh?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.