• Latest
  • Trending
  • All

Uashington: Kosova duhet të dijë si të largohet nga një marrëveshje e keqe, për të arritur një të mirë

08/11/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Uashington: Kosova duhet të dijë si të largohet nga një marrëveshje e keqe, për të arritur një të mirë

08/11/2019
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme

Qeverisja e mirë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin pritet të jenë sfidat kryesore të qeverisë së re të Kosovës. Ndërsa KQZ-ja njoftoi se përfundoi numërimin e votave, këtu në Uashington në universitetin “Johns Hopkins”, Programi i Menaxhimit të Konflikteve, synoi të mësojë më shumë rreth qasjes së fituesve të zgjedhjeve mbi sfidat që ka vendi, si dhe pritshmëritë e medias dhe shoqërisë civile rreth këtyre zhvillimeve. Kolegia Menada Zaimi na sjell më shumë hollësi.

Qeveria e re e Kosovës pritet të përballet me një sërë sfidash të mëdha, të cilat lidhen ndër të tjera me mirëqeverisjen si dhe arritjen e nje marrëveshje normalizimi me Beogradin. Vetëvendosja, partia fituese e këtyre zgjedhjeve me nje diferencë të vogël ndaj LDK-së, premton të qeverise me transparencë.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Për Vetëvendosjen askush nuk është mbi ligjin. Kjo qasje do t’u hapë rrugë gjithashtu investimeve të huaja që janë tejet të ulta, sepse ligjet janë jo-funksionale. Prokurorët në thelb kontrolloheshin nga politika dhe gjykatësit nuk ishin në gjendje të merrnin vendime të pavarura. I gjithë misioni i bashkësisë ndërkombëtare, përmes EULEX-it, dështoi në mënyrë të mjerueshme dhe asnjë zyrtar i lartë nuk u ndoq penalisht. Ndaj na takon ne “të pastrojmë oborrin tonë” dhe për këtë Vetëvendosja është e angazhuar”, thotë Haki Abazi i cili kandidoi në zgjedhjet e fundit në emër të Vetëvendosjes, duke fituar një vend në parlamentin e ri të Kosovës.

Komentet zoti Abazi i bëri gjatë takimit me temë “Kosova, qeveria e re, Bashkimi Evropian, dialogu me Serbine dhe e ardhmja e shtetit”, që u mbajt në universitetin “Johns Hopkins”.

E ftuara e dytë në këtë takim, drejtoresha e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Kosovë, BIRN, Jeta Xharra, thekson se rezultati i 6 tetorit, ishte përgjigjja që votuesit i dhanë qeverisjes së keqe, që nuk arriti të manipulohej as nga qasja patriotike e ndonjë politikani.

“Ramush Haradinaj shkoi në zgjedhje duke vendosur taksën 100 për qind, duke pretenduar se po mbron territorin e Kosovës, kundër Hashim Thaçit. Dhe këtë e ktheu në mesazhin kryesor të fushatës. Por ajo që ndodhi ishte se ai nuk doli i pari, as i dyti dhe as i treti. Për njerëzit nuk pati rëndësi se çfarë bëri ai me Serbinë pasi njerëzit zgjodhën të mbajnë mend faktin se ai dyfishoi pagën e tij, duke u kthyer në me të paguarin në rajon në këtë funksion. Ai krijoi nje qeveri të madhe dhe zgjodhi të jetë jo transparent me faturat që kishte paguar në udhëtimet e tij jashtë vendit. I dha medias faturat e Hashim Thaçit, por jo të tijat. Ndaj njerëzit e ndëshkuan”.

Pritshmëritë janë që qeveria e re t’i japë shtysë dialogut me Beogradin, dialog që u ndërpre pas vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe. Por për zonjën Xharra besueshmëria e politikanëve që përfaqësojnë Kosovën në këtë proces është tejet e rëndësishme.

Ajo shton se megjithë angazhimin amerikan që të arrihet një marrëveshje brenda presidencës Trump, më shumë se afati kohor, duhet të marrë rëndësi thelbi i saj.

“Nuk është në interesin e Vuçiçit dhe Thaçit që të arrihet një marreveshje, sepse pas kësaj ata nuk do të jenë më të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar. Me shqetëson protagonizmi i këtyre që do t’i quaja patriarkë të Ballkanit, përfshirë Edi Ramën që ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve. Do t’i rekomandoja bashkësisë kombëtare që ta shndërrojë këtë çeshtje, jo në çështje protagonizmi, por t’i mëshojë më shumë cilësisë se marrëveshjes. Në këtë drejtim edhe ndërkombëtarët kane qenë disi protagonist”, thotë Jeta Xharra, drejtoresha e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Kosovë, BIRN.

Sipas zotit Abazi Shtetet e Bashkuara dhe institucionet e Bashkimit Evropian janë gjithnjë e me të hapura ndaj idesë që të mos kufizohet koha në arritjen e një marreveshje, por që thelbi i saj të jetë i qartë.

“Padyshim që dialogu duhet të ndodhë dhe do të ndodhë. Mendoj se Presidenti Vuçiç e ka kuptuar se ekziston një realitet i ri në Kosovë. Ata kanë nje partner shumë konstruktiv tek pala kosovare, që do të thotë, nëse të gjithë mendojmë se e ardhmja është BE-ja, po kështu edhe marreveshja duhet të jetë një marrëveshje evropiane, mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara. Ne nuk do të kthehemi pas dhe të rihapim çështjen e kufijve. Por nëse ka një tendencë për sabotazh mendoj se reciprociteti do të ishte përgjigjja jonë, zgjidhje që e kemi parë kudo në botë dhe nuk shohim arsye pse Ballkani të bëjë përjashtim nga kjo”, thotë zoti Abazi.

Per analistin Daniel Server shanset për arritjen nje marrëveshjeje përpara përfundimit të mandatit të presidentit Trump në vitin 2021 janë të pakta. Po sipas tij nuk duhet nxituar për një marrëveshje. Kosova thotë ai duhet të dijë si të largohet nga një marreveshje e keqe, për të arritur një të mirë.

“Çdo marrëveshje që cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës natyrisht është marrëveshje e keqe. Një marrëveshje e mirë është ajo që lejon decentralizim të madh dhe vetëqeverisje në nivelin vendor për komunitetet serbe e shqiptare. Serbia mund të mësojë disa gjëra në këtë drejtim, sepse është shumë e vështire që serbët të kërkojnë gjëra nga Kosova që nuk duan t’i pranojnë në Serbi. Për shembull përfaqësimi i garantuar i pakicave në Kosovë nuk ka ekuivalent në Serbi, por reciprociteti është një nga rregullat themelorë të diplomacisë”, thotë analisti Serwer.

Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë solli një ndryshim rrënjësor të konfiguracionit politik. Sfida më e afërt është formimi i qeverisë se re, që mendohet të jetë një koalicion i Vetëvendosjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Voal.ch

Previous Post

Skënder Përpepaj “harrohet” nga shteti shqiptar, vlerësohet nga Parlamenti Britanik

Next Post

Mbi 11 mijë shkencëtarë paralajmërojnë për “emergjencë klimatike” globale

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Mbi 11 mijë shkencëtarë paralajmërojnë për “emergjencë klimatike” globale

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.