Mike ka lindur më 21 mars të vitit 1944 në Sheffield të Anglisë.
Mike Jackson, ka tre fëmijë nga dy martesat e tij e gjithashtu katër nipër dhe mbesa.
Punën e tij fillimisht e nisi në vitin 1963 në Korpusin e Inteligjencës, ku shërbeu dy nga tre turnetë e tij në Irlandën Veriore.
Megjithatë, Jackson iu kthye turit të tij të parë në Ballkan në vitin 1994, ku kishte dhënë një ndarje multi-nacionale të Forcës së Zbatimit.
Më pas u kthye në Britani të Madhe ku u emërua komandant i NATO-s, Trupave aleate të reagimeve të shpejta (ARRC) në vitin 1997. Bashkë me ARRC, ai u kthye në Ballkan gjatë luftës në Kosovë, ku refuzoi t’iu bindet urdhrave të Wesley Clark një gjenerali amerikan, eprorit të tij në NATO.
Pas kthimit të tij në Britaninë e Madhe, ai u gradua gjeneral i plotë dhe u emërua Komandant i Përgjithshëm.
Pas tre vjetësh si Komandant i Përgjithshëm Jackson u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm.
Jackson doli në pension në vitin 2006, kështu duke kaluar 45 vjet në ushtri.
Refugjatët kosovarë dëshironin të ktheheshin në shtëpitë e tyre menjëherë pas përfundimit të bombardimeve, shumë më herët sesa koha të cilën vëzhguesit ndërkombëtarë e vlerësonin të sigurt për kthim. Menjëherë pas ndërprerjes së bombardimeve të NATO-s, më 10 qershor 1999, në kuptimin e plotë të fjalës, me qindra mijëra kosovarë i lanë kampet e refugjatëve dhe shtëpitë ku kishin gjetur strehim tek miqtë në Shqipëri dhe në Maqedoni, dhe morën turr drejt kufirit të Kosovës.
Shumica u kthyen në shtëpitë e tyre. Në nëntor, 800.000 nga numri i tërësishëm prej 850.000 refugjatëve, tashmë ishin në Kosovë, duke e shënuar në këtë mënyrë kthimin më të madh dhe më të shpejtë të refugjatëve në historinë moderne.
Gjatë gushtit 1999, Human Rights Watch e theksonte që serbët dhe romët e ngelur në Kosovë, përballeshin me provokime, kërcënime, rrahje, plaçkitje, e madje edhe me disa raste shqetësuese të kidnapimeve dhe të vrasjeve. Masat mbrojtëse nga grupet humanitare ishin të pamjaftueshme, dhe çështja nuk ishte e vënë në radhën e prioriteteve, ndërkohë që forcat e NATO-s, ose nuk kishin mundësi, ose nuk kishin dëshirë që ta plotësonin boshllëkun të cilin e linte mungesa e policisë civile.
Disa pjesë të forcave të NATO-s filluan t’i merrnin në mbrojtje disa nga serbët e ngelur, por edhe në këtë drejtim kishte dallime të mëdha, e që varej nga ajo se forca ushtarake e cilit komb ishte përgjegjëse për zonën e caktuar, deri në arritjen e stabilizimit të gjendjes. Grupet humanitare iu bashkëngjitën grupeve për të drejtat e njeriut në punën e dokumentimit të shkeljeve, si dhe në shprehjen e kërkesave për paqe e rend.
Disa grupe humanitare vazhduan të jenë posaçërisht kritike lidhur me reagimet brenda në Kosovë, menjëherë pas bombardimeve. Vetëm disa OJQ ishin të gatshme që të punonin me serbët. Ishte bërë fare pak punë në terren për krijimin e ekipeve patrulluese të këmbësorisë, të cilat do ta kishin detyrën e mbrojtjes së civilëve.
KFOR-i ngurronte për të marrë përsipër funksionin mbrojtës, pos atij paqeruajtës, dhe në këtë drejtim përjashtim të dalluar bënte vetëm kontingjenti i trupave nën komandën e gjeneralit britanik, Sir Michael Jackson.
Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë Mike Jackson, është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, e gjithashtu ka thënë se dëshiron që Kosovën ta sheh me ushtrinë e saj.






















