E teksa e gjithë bota po bënë përpjekje për të gjetur një vaksinë që mund të luftojë pandeminë e koronavirust që ka gjunjëzuar botën OBSH ditën e sotmeka prerë shpresat.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se nuk ka një garanci nëse shkencëtarët do të gjejnë një vaksinë anti-covid duke shtuar se edhe nëse kjo gjë do të arrihet do të duhet shumë kohë që të jetë në dispozicion për pacientët.
“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë, Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para”, tha Ghebreyesus.
Kujtojmë se aktulisht në të gjithë botën janë duke u bërë testime për 100 vaksina kanditate për koronavirusin.




















