Në kujtim të vdekjes së gazetarit britanik Kerim Lewton, sot në Viti ka qëndruar ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë Ruairi O’Connell, i cili së bashku me strukturat udhëheqëse të komunës së Vitisë dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe medieve, kanë përkujtuar ditën e vrasjes së gazetarit të njohur anglez Kerem Lewton. Me këtë rast, në kompleksin përkujtimore te gazetarit Lewton në Viti, të pranishmit vendosën buçet lulesh dhe nderuan jetën dhe veprën e gazetarit anglezi cili u flijua për lirinë e shtypit. Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vlerësuar lartë veprën e gazetari anglez dhe punën profesionale të tij, me qëllim të informimit të drejt rreth ngjarjeve nëpër botë, respektivisht ngjarjeve të luftës në Maqedoni kur edhe e gjeti vdekja. “Sot kur kujtojmë ditën e vdekjes së gazetarit Kerem Lewton, e kjo për ju gazetarë është një dite reflektimi mbi vlerën që ka liria e shtypit në botë, kurse për ne si përfaqësues të institucioneve do të shërbej si një moment i cili na obligon të punojmë drejt, duke respektuar lirinë e shtypit e cila është një nga parimet themelore të demokracisë”, u shpreh kryetari Haliti. Ndërkaq, ambasadori britanik Ruairi O’Connell, ka shprehur falënderime në emër të familjes së gazetarit dhe të popullit britanez për organizmin e kësaj ceremonie përkujtimi. Me këtë rast, O’Connell ka thënë se gjithë duhet punuar në drejtim të krijimit të një shoqërie ku respektohet puna e gazetarit dhe se liria e medieve është njëra ndër vlerat me të rëndësishme të demokracisë. Kerem Lewton u vra në fshatin Pustenik më 29 mars të viti 2001, gjatë raportimit mbi konfliktin e luftës në Maqedoni. /PlusTv/
Irfan Maliqi















