Princi William, nipi i Mbretëreshës Elizabet, hapi një spital emergjence për të prekurit me Covid-19, i cili u ndërtua për 8 ditë, në një qendër panairesh në Birmingham.
Duka i Cambridge e përuroi spitalin e ri për NHS në Qendrën Kombëtare të Panaireve përmes një videomesazhi.Ky spital është i dyti nga 7 që po ndërtohen në Angli, për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit, e cila deri tani iu ka marrë jetën mbi 13 mijë personave në këtë vend. Ai ka një kapacitet prej 500 shtretërish, por mund të arrije deri në 1500.



















