• Latest
  • Trending
  • All

U mbyll “Viti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut” – në heshtje

07/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 17 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U mbyll “Viti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut” – në heshtje

07/01/2019
in Aktualitet, Histori, Opinion

Javën e fundit të vitit të kaloi, vitit 2018 – viti pra që Tirana dhe Prishtina zyrtare ia kishin kushtuar Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut – një mik imi më dhuroi një libër botuar në anglisht kohët e fundit këtu në Shtetet e Bashkuara, pikërisht në kujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, duke më kujtuar se u mbyll viti i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut – në heshtje.

Lexuesit do t’i kujtohet se në fillim të vitit që kaloi, qeveritë shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë kishin shpallur me një trumbetim të zhurmshëm — disa do të thonin me një patriotizëm fals dhe hipokrizi — vitin mbarëkombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastrioti –Skënderbeu.  Madje, ky ishte vendimi i parë i qeverisë së Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama Rama, i njoftuar me mburrje dhe krenari, ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare kishte njoftuar me atë rast edhe ngritjen e një komisioni për organizimin dhe promovimin e aktiviteteve gjatë vitit.  U tha në atë kohë, se përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, në vazhdim të 2018 spikasnin edhe përvjetorë të tjerë me rëndësi themelore për Kombin Shqiptar, siç ishte 140-vjetori i themelimit të Lidhjes Kombëtare të Prizrenit, 110-vjetori i Kongresit të Manastirit dhe përcaktimi i alfabetit të gjuhës shqipe.  Kryeministri Rama në njoftimin nga Vlora qe shprehur se, “Heroi ynë kombëtar vazhdon të shfaqet si një simbol kombëtar i luftës për liri dhe se prej 550-vitesh ka frymëzuar mbarë vendin tonë”, u shpreh Kryeministri Rama.  Kreu i qeverisë shqiptare ritheksoi me atë rast edhe rëndësinë e “bashkëveprimit me shqiptarët e diasporës”. 

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Fatkeqsisht, organizimet dhe promovimet, ose më mirë të themi mungesa e tyre gjatë vitit të shpallur si, “Viti i Gjergj Kastriotit-Skenderbe” dhe e përvjetorëve të tjerë me rëndësi historike për shqiptarët, kanë lënë shumë për t’u dëshëruar dhe nuk ishin aq frymëzuese për sa ishte deklaruar në njoftimet nga Prishtina dhe nga Tirana zyrtare, me rastin e shpalljes së vitit që kaloi, si Viti i Skenderbeut.  

Në fillim të vitit 2018, pritëshmëritë ishin aq të mëdha për organizime të dënja dhe frymëzuese – përfshirë, “bashkëveprimin me diapsorën”, siç kishte premtuar me një rast Kryeministri Rama — për të shënuar këta përvjetorë historikë të Kombit Shqiptar, aq sa janë të mëdha tani edhe zhgënjimet me mbylljen krejtsisht në heshtje të, “Vitit të Gjergj Kastriotit”.  Ne mendonim se, në krahasim me festimet e 500-vjetorit të Skenderbeut, 50-vjet më parë në Romë dhe në Vatikan – kujtimi i 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, do të ishte në kuptimin e vërtetë, mbarkombëtar dhe gjithë përfshirës, pasi nëqoftse ekziston ndonjë figurë nga historia e Kombit që i bashkon të gjithë shqiptarët pa dallim – atëherë ai duhej të ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kjo nuk ndodhi fatkeqsisht, por të pakën, kemi një logo që na e kujton këtë përvjetor!  

Me mburrje dhe krenari, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, në Korçë nëntorin e vitit 2017, Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se, “Duke bërë të mundur që me bashkëpunimin e ngushtë të dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, t’ia dalin së bashku që duke respektuar historinë e lavdishme që Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, të reformave transformuese në një rrugëtim europian të dëshiruar qysh kur u vendos Pavarësia”, kishte deklaruar Z. Rama.

Mendonim se në një atmosferë vërtetë demokratike dhe transformuese në politikë dhe në pikëpamje – 30-vjet pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës — kushtet ishin pjekur më në fund për një festim me të vërtetë mbarëkombëtar dhe gjithëpërfshirës, anë e mbanë trojeve shqiptare, përfshirë edhe “bashkveprimin me diapsorën”, për të shënuar Vitin e Heroit Kombëtar.  Shpresonim se Tirana, si kryeqytet i Kombit do të organizonte të pakën, diçka të ngjashme me organizimin që Profesor Ernest Koliqi me bashkpuntorët kishte organizuar në vitin 1968 në Romë, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, ku morën pjesë shqiptarë nga mbarë bota, përfshirë diasporën dhe trojet shqiptare, me përjashtim të pjesëmarrjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës, për arsye që dihen.  Pritëm dhe shpresonim për një ndryshim në sjellje dhe në mentalitet, por edhe durimi duke pritur e shpresuar po na soset, siç është shprehur dikur i madhi, Faik Konica, sepse “Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat”, fatkeqsisht.

 Por le t’i kthehemi librit të posa botuar në Shtetet e Bashkuara, të Porfesorit amerikan Dr. A. K. Brackob, i Universitetit Illinois, specialist i historisë së mesjetës të Evropës Jug-Lindore.  Cili komb nuk do të ndjehej krenar me Gjergj Kastriotin -Skenderbe — me një karakterizim të tillë të një heroi të tij siç e cilëson Dr. Brackob: “Heroi Kombëtar i Popullit Shqiptar – dhe Mbrojtësi i Madh i Qytetërimit Evropian”.  “Ndërkohë që u shënua 550-vjetori i vdekjes së Udhëheqsit të Madh Shqiptar”, shkruan Profesori amerikan Brackob, “Skenderbeu mbetet më shumë se kurrë si shembëll edhe për kohën moderne.  Si njëri prej heronjve të vërtetë të Mesjetës, historia e tij mbetet pak e njohur, jashtë Shqipërisë.  Gjergj Kastrioti mbrojti Evropën për një çerek shekulli dhe me të drejtë mund të thuhet se ai ndihmoi në shpëtimin e qytetërimit perëndimor”, nga otomanët. A nuk do të ishte viti 2018, një rast i mirë për të deklaruar këtë të vërtetë që pohon akademiku amerikan në librin e tij të ri për Skenderbeun, para brezit të sotëm të botës perëndimore dhe jo vetëm?

Ndonëse sfidat me të cilat është përballur bota historikisht, kanë ndryshuar gjatë shekujve, përfshirë përplasjet midis qytetërimeve, Profesori amerikan i jep merita të mëdha Kombit Shqiptar që lindi Gjergj Kastriotin -Skenderbe — për kontributin e tij në këtë mes, duke shkruar se, “Si përfundim, ja vlen të theksohet kontributi që ka dhënë ky vend i vogël, i udhëhequr nga Skenderbeu, në luftën për mbrojtjen dhe ruajtjen e qytetërimit dhe të kulturës perëndimore.  Aq më i rëndësishëm është shembulli dhe kontributi i dhënë nga populli shqiptar në harmonizimin e këtyre dy qytetërimeve” lindje dhe perëndim, shkruan autori i librit “Scanderbeg”, Profesori Brackob i Universitetit Illinois në Shtetet e Bashkuara.  “Ndërkohë që shënojmë 550-vjetorin e vdekjes së (Gjergj Kastriotit -Skenderbe) ky libër ka për qëllim të tërheq vëmendjen ndaj gjeniut dhe arritjeve të mrekullueshme të Skenderbeut, suksese këto që ndihmuan në përcaktimin historik të identitetit kombëtar të popullit shqiptar.  Njëkohësisht, qëllimi i këtij libri është edhe për të thekësuar kontributin e rëndësishëm që ky Komb i vogël, por krenar, i ka dhënë qytetërimit evropian”, ka shkruar në librin e tij, Prof. Dr. A. K. Brackob i Universitetit Illinois në Çikago të Shteteve të Bashkuara.  

Sa kënaqësi është ta mbyllim “Vitin e Gjergj Kastrotit -Skenderbe”, me një vlerësim të tillë të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve për anglisht folësit, jo nga një politikan, akademik ose historian shqiptar, por nga një i huaj, nga një profesor e historian amerikan, i cili si edhe shumë të huaj të tjerë gjatë historisë, kanë shkruar për vlerat dhe kontributet historike që Gjergj Kastrioti ka dhënë, jo vetëm për Kombin e vet shqiptar, por edhe për mbarë botën e qytetëruar.  Por, fatkeqsisht, tani e shohim se shqiptarët nuk ishin aq të impresionuar sa është akademiku amerikan, me arritjet e Heroit të tyre – megjithse viti 2018 u shpall nga Tirana dhe nga Prishtina si viti i Skendërbeut, me fjalë të mëdha bombastike plot zhurmë dhe u mbyll në heshtje, sikur të mos ishte.

Image

Foto e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, marrë nga libri, “Scanderbeg” i autorit amerikan Prof. Dr. A. K. BrackobFOTO GALERI

Viti kushtuar Heroit Kombëtar qe një zhgënjim, sepse “Viti i Gjergj Kastriotit -Skenderbe”, ishte një rast i mirë, si të ishte porositur nga vet Perëndia në këtë moment të historisë shqiptare – 30-vjetë pas shembjes së komunizmit dhe 10-vjetë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, jo vetëm për t’i deklaruar botës meritat e Heroit të Shqiptarëve – por ishte edhe një rast për një përtëritje të mbrendëshme themelore të vlerave shpirtërore, kulturore dhe historike të Kombit shqiptar, në një kohë kur ato vlera po harrohen.  Në meër të Gjergj Kastriotit-Skenderbe kishte nevojë për një besëlidhje të re të një bashkimi e vëllazërimi kombëtar të ri midis shqiptarëve, të llojit të Lidhjes Shqiptare të Lezhës dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të harmonizuar mendimet dhe qëllimet e përbashkëta për një ritheksim të ri të identitetit arbëror, për një jetë më të mirë për shqiptarët në trojet e veta, në përputhje me rrethanat historike të kohërave moderne dhe me vlerat e përbashkëta arbëroro-ilire — me vlerat e Gjergj Kastriotit – Skenderbe.  Në këtë ndërmarrje, Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk mund të pretendojnë se ia dolën. Përkundrazi, dështuan keqas.

Shqipëria dhe Kosova gjatë vitit 2018, ashtu të shpallur nga vet ato si të dedikuar Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, dështuan me rastin e këtij përvjetori t’i paraqisnin jo vetëm vet-vetes, por edhe Evropës dhe botës,  Heroin Kombëtar të Shqiptarëve – Skenderbeun, ashtu siç është ai dhe çfarë përfaqëson ai për shqiptarët dhe për botën. Jo vetëm si përcaktuesin e identitetit të Kombit Shqiptar, por ato dështuan t’i tregojnë botës edhe rolin e rëndësishëm që ai ka luajtur, jo vetëm në historinë shqiptare dhe të botës së atëherëshme — si përfaqsuesi numër i këtij kombi të vogël, por krenar shqiptar – duke  mos shënuar kështu edhe kontributet e rëndësishme që ka dhënë Gjergj  Kastrioti – Skenderbeu dhe populli shqiptar gjatë shekujve, në historinë e qytetërimit evropian.

Post Views: 128
Tags: Viti i Skenderbeut
Previous Post

Kosova është e shqiptarëve dhe është e larë me gjakun shqiptar

Next Post

Pse i refuzohet liberalizimi i vizave Kosovës?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Pse i refuzohet liberalizimi i vizave Kosovës?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.