(SPAK )Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla pak orë pas publikimit të videos, ku pretendohet se është duke konsumuar kokainë.
Pamjet janë publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ndërsa PD drejtoi gishtin direkt nga kryebashkiaku i Bulqizës.
Vetë Kryebashkiaku, përmes një reagimi, e ka mohuar të jetë personi që konsumon kokainë në lokal.
Ai tha se videoja është montuar nga PD dhe po përdoret për ta shtantazhuar.




















