“Ca miq të mi britanikë më pyetën nëse Brexit mund të zhbëhet dhe nëse unë mund ta imagjinoja një skenar ku Britanika vazhdon të mbetet pjesë e BE-së. U thashë se blloku është ndërtuar mbi ëndrra që dukeshin të pamundura për tu vënë në jetë, prandaj kush e di? Mund të më quani ëndërrimtar nëse doni, por ama nuk jam i vetmi”, ka thënë Tusk.
Britania e tronditi bllokun europian kur votoi në 2016-tën për ti dhënë fund anëtarësimit 40-vjeçar në BE. Paraqitja katastrofike megjithatë e konservatorëve të Theresa May-t në zgjedhjet e 8 qershorit, prej të cilave humbën shumicën parlamentare, i ka dhënë jetë spekulimeve se planet e Brexit mund të zbuten ose edhe të rrëzohen fare.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ministri gjerman i Financave deklaruar që të dy javën e kaluar se për Britaninë, dera e qëndrimit në Bashkimin Europian vazhdon të mbetet e hapur.






















