Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Imet Rrahmani i LDK’së ka lëshuar një pëlqim për Durak Salihun, një koordinator i një projekti që financohet nga Komuna e Bursës në Turqi për të kryer syneti nëpër komunat e Kosovës për fëmijët që nuk kanë gjendje të mirë , por edhe të tjerët, me shpenzime të mbuluara nga autoritetet turke.
Ky dokument që e posedohet është lëshuar më 17 gusht të këtij viti dhe ku janë përcaktuar edhe disa kritere se si duhet të procedohet ky projekt, përfshirë edhe faktin që ai duhet të aplikohet vetëm në institucionet publike dhe atë me miratim të komunave.
Vitin që shkoi një veprim i njëjtë nga mjekë turq, por atëherë pa një leje a pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës pati ngjallë debat kur 84 fëmijë në komunën e Kamenicës ishin bërë synet, por ishin ngritur shqetësime pos për leje, edhe për kushtet në të cilat u krye ky operacion.























