“Unë nuk e shoh Turqinë si pjesë të BE-së, në 10 vitet e fundit ajo është zhvilluar mirë ekonomikisht, por termat demokratike dhe politike janë ndryshe nga Bashkimi Evropian”, tha Kurz duke shtuar se shteti turk ka pasur probleme në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.
Dhe sipas tij votimi në referendum ishte një hap përpara në shkeljen e demokracisë.
Kurse Lajçak ka thënë se raportet BE-Turqi, për momentin janë shum të komplikuara dhe se zgjidhja do të arrihej vetëm me një dialog serioz.
“As unë nuk e shoh Turiqnë përgjethësisht se është anëtare e BE-së”, duke shtuar se shteti turk mund të jetë partner i mirë i Bashkimit Evropian.
Të dy ministrat në fund i kanë vlerësuar si mjaft të mira raportet ndërshtetëtore, mes Austrisë dhe Sllovakisë.






















