shtë organizuar së fundmi ceremonia e dorëzimit të mjeteve, ku Turqia i ka dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare dhjetë minibusë që do të shërbejnë për transportin e tyre. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes ku morën pjesë drejtues të lartë të FA-ve. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi se këto mjete do të përdoren për transportimin e Forcave të Armatosura drejt reparteve ushtarake. Kodheli e vlerësoi këtë si një hap drejt rikthimit të dinjitetit të njerëzve me uniformë, ndërsa ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, vlerësoi rëndësinë e Shqipërisë në stabilitetin e rajonit. Modernizimi i Forcave të Armatosura përbën rëndësi në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke qenë se Turqia e vlerëson Shqipërinë si një faktor të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















