Në kohën kur Shqipëria u ndëshkua rëndë nga UEFA duke e humbur ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd me rezultat zyrtar 3:0, nga Turqia vjen një mbështetje morale për ekipin kuqezi.
Nëpërmjet një xhirimi, qytetarë të ndryshëm në Turqi shprehin mbështetjen e tyre për Shqipërinë, duke mbajtur një fanellë por edhe formuar shqiponjën me duar.
Shqiponjat vijnë nga qielli.
















